LIVE UPDATES
Bota

Koreja e Veriut në krye të axhendës në takimin trepalësh Uashington-Seul-Tokio

2 Prill 2021, 07:00 Nga DOSJA
Koreja e Veriut në krye të axhendës në takimin

“Çdo aspekt i politikës ndaj Koresë së Veriut” do të diskutohet kur këshilltarët e sigurisë kombëtare nga SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të takohen të premten, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane. Ky është takimi i parë trepalësh i këtij lloji që kur Joe Biden u bë president.

Analistët thonë se bisedimet zhvillohen ndërkohë që ekzistojnë dallime të rëndësishme në qëndrimin ndaj Koresë së Veriut mes Uashingtonit, Seulit dhe Tokios.

Provokimet e fundit të Phenianit me lëshimin e raketave, reagimi koreano-verior ndaj koronavirusit si dhe diskutimet e fundit mes Kinës dhe Koresë së Veriut janë në axhendën e takimit, sipas zyrtarit amerikan i cili u tha gazetarëve të enjten se “synimi ynë është të bëjmë një analizë të thellë që të na shërbejë për të udhëhequr procesin në të ardhmen”.

Takimi në Akademinë e Marinës në Anapolis të Merilandit zhvillohet pasi Koreja e Veriut kreu prova me raketa kruz si dhe me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

“Çdo gjë që bëjmë në drejtim të Koresë së Veriut, ne besojmë se duhet bërë në partneritet dhe në harmoni me Japoninë dhe Korenë e Jugut,” tha zyrtari i lartë i administratës, i cili bëri komente me kusht që të mos identifikohej.

“Nuk pritet që të ketë ndonjë arritje të rëndësishme në Anapolis ose në muajt në vazhdim para zgjedhjeve presidenciale në Korenë e Jugut,” tha analistja Sue Mi Terry e Qendrës për Studime Strategjike e Ndërkombëtare.

Bisedimet në Akademinë e Marinës pasojnë vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Japoni dhe Korenë e Jugut. Këto vizita kanë për synim të dëshmojnë se Presidenti Biden po përpiqet të fuqizojë aleancat e Amerikës në Azi, pas tronditjeve të shkaktuara gjatë administratës së mëparshme.

Ish-Presidenti Donald Trump kritikoi Tokion dhe Seulin se po “shfrytëzonin” Amerikën dhe nuk kontribuonin sa duhet për nevojat e veta mbrojtëse nën ombrellën bërthamore të Amerikës. Zoti Trump u përpoq t’u bënte presion të paguanin më shumë Japonisë dhe Koresë së Jugut, dy vende ku Amerika ka një numër bazash ushtarake.

Zyrtari i lartë i administratës tha se bisedimet e së premtes do të përfshinin edhe tema të tjera rajonale me interes të përbashkët, ndër to “situatën tragjike në Mianmar” dhe qëndrimin gjithnjë e më agresiv të Pekinit në Detin e Kinës së Jugut.

“Tre palët duhet të bien dakord dhe të koordinojnë veprimet kundrejt Kinës dhe Koresë së Veriut. Por problemi qëndron tek Seuli,” tha analisti Duyeon Kim për Zërin e Amerikës.

President koreano-jugor Moon Jae-in shihet si i rezervuar dhe jo i gatshëm për t’u bashkuar me përpjekjet për presion ndaj Kinës, sidomos pasi koordinimi kërkon bashkëpunim të hapur me Japoninë.

“Ndjenjat anti-japoneze janë të forta në radhët e bazës së zotit Moon, aq sa ai nuk mund të bashkëpunojë as për këtë pikë, siç kanë bërë qeveri të tjera konservatore në Korenë e Jugut,” thotë zoti Kim. Sipas analistëve, Uashingtoni ka shfaqur irritim në rritje lidhur me rezistencën e Seulit ndaj bashkëpunimit me Tokion, për arsye historike, ndërkohë që ka tema serioze aktuale që kërkojnë vëmendje. Japonia ka qenë në të kalurën kolonizatore e Koresë së Jugut.

Marrë nga VOA 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota koreja e jugut koreja e veriut shba koreja e jugut koreja e veriut shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni