Bota

I tregojnë “muskujt” njëra-tjetrës! Tensione në gadishull, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut lëshojnë raketa balistike

Mediat e huaja raportuan se zhvillimi i armëve të Koresë së Jugut, duke përfshirë kapacitetin e raketave, është shpejtuar ndërkohë që vendi përpiqet të jetë sa më i pavarur nga SHBA dhe i kujdeshëm ndaj programit të rritjes së raketave të Koresë së Veriut.
Featured image of article: I tregojnë “muskujt” njëra-tjetrës! Tensione në gadishull, Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut lëshojnë raketa balistike Kim Jong-un
Përditësuar:

KOREJA E VERIUT- Tensione në gadishullin e Koresë. Të dy shtetet Koreane, ajo e Jugut dhe e Veriut, kanë testuar raketa balistike duke çuar tensionet mes tyre në një tjetër nivel. Pyongyang testoi dy raketat e para, e si kundërpërgjigje Seuli bëri të njëjtën gjë tre orë më pas. Raketat e të dy vendeve goditën objektivat e caktuara pa shkaktuar asnjë dëm tjetër.

Mediat e huaja raportuan se zhvillimi i armëve të Koresë së Jugut, duke përfshirë kapacitetin e raketave, është shpejtuar ndërkohë që vendi përpiqet të jetë sa më i pavarur nga SHBA dhe i kujdeshëm ndaj programit të rritjes së raketave të Koresë së Veriut.

Moon dhe Biden ranë dakord në Maj të këtij viti të mbyllnin marrveshjen bilaterale 40 vjeçare për limitimin e hapsirës dhe testimit të raketave koreano-jugore. Koreja e Veriut e quajti mbylljen e marrëveshjes ‘një akt të mirëmenduar’ nga Uashingtoni dhe u betua se do të konkuronte SHBA “duke u bërë vend më i fuqishqëm”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Testimet e raketave nga Koreja e Veriut dhe e Jugut erdhën menjëherë pas takimit të presidentit Moon me Ministrin e Punëve të Jashtme kineze Wang Yi, në Seul. Gjatë takimit, Moon tha se Koreja e Veriut nuk u ishte përgjigjur përpjekjeve të Seulit dhe Uashingtonit për dialog, duke konsideruar situatën shqetësuese në gadishull.

Po ashtu, testimet e Koresë së Veriut mendohet të jenë një përpjekje për ti bërë presion administratës së Biden në lidhje me ngrirjen e marrdhënieve dipolmatike, pasi Kim dështoi të përdorte arsenalin e tij për benefite ekonomike gjatë presidencës së Trump.

(i.d.Dosja.al)

Shto Koment