Bota

Koreja e Jugut nuk mjaftohet me kërkimin e faljes të udhëheqësit Kim Jong, do vazhdojë hetimet për vrasjen e zyrtarit nga ushtarët e rajonit verior

Koreja e Jugut do t’i kërkojë rajonit verior që të nisin hetime  të përbashkëta për vrasjen e zyrtarit nga ushtarët e rajonit verior, pasi ka mospërputhje në analizat e tyre për vrasjen e tij dhe në versionin që ka dhënë Koreja e Veriut.
Featured image of article: Koreja e Jugut nuk mjaftohet me kërkimin e faljes të udhëheqësit Kim Jong, do vazhdojë hetimet për vrasjen e zyrtarit nga ushtarët e rajonit verior Moon Jaein

KOREJA E JUGUT– Vrasja e zyrtarit nga Koreja e Jugut, ka shkaktuar një zëmërim publikë dhe politik.

Sipas TheGuardian, Koreja e Jugut do t’i kërkojë rajonit verior që të nisin hetime të përbashkëta për vrasjen e zyrtarit nga ushtarët e rajonit verior, pasi ka mospërputhje në analizat e tyre për vrasjen e tij dhe në versionin që ka dhënë Koreja e Veriut.

Ushtira në rajonin jugorë ka thënë se ushtarët e Koresë së Veriut e vranë burrin dhe më pas i dogjën trupin.

Ndërkohë që Koreja e Veriut e mohojë këtë akuzë, Kim Jong kreu i saj ka pranuar vrasjen e tij dhe ka kërkuar falje ndaj homologut Moon Jaein, por nuk ka pranuar që të kenë djegur trupin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia kryesore e opozitës së Koresë së Jugut “People Power” , ka thënë se falja e Kim nuk është zgjidhje dhe se çështja duhet të dërgohet në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Udhëheqësi, Moon Jain, po përballet me një presion të fortë politik mbi mënyrën se si po e menaxhon ngjarjen.

Kritikët e kanë akuzuar Moon se ka dështuar në shpëtimin e jetës së një qytetari dhe është treguar i butë me Korenë e Veriut, pasi ushtria nuk u përpoq ta shpëtonte atë pavarësisht se e kishte pikasur atë gjashtë orë para se të vritej.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment