Aktualitet

Korçë/ Vihen në pranga babë e bir, mbanin armë pa leje dhe shpërndanin drogë

VIDEO
Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.
Featured image of article: Korçë/ Vihen në pranga babë e bir, mbanin armë pa leje dhe shpërndanin drogë Pamje nga Korça

KORÇË–  Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave të forta.

Vihen në pranga dy shtetas, babë e bir.

Sekuestrohet një armë zjarri tip automatik, një krëhër me 13 fishekë, sasi droge heroinë dhe kanabis të ndara në doza, gati për shitje.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të armëmbajtjes pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve I. L., 43 vjeç dhe djalit të tij A. L., 25 vjeç, banues në Korçë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasit e mësipërm, posedonin armë pa leje dhe ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe ushtruan kontroll në lokalin në përdorim prej tyre në lagjen nr. 15, Korçë, ku u gjet një armë zjarri tip automatik (me fishekë në fole), një krëhër me 13 fishekë dhe një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të ushtruar në banesën e tyre, u gjet një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment