Aktualitet

Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën juglindore të vendit, s’ka dëme materiale

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballësh ka goditur sërish zonën juglindore të vendit.
Featured image of article: Korçarët sërish në panik, një tjetër tërmet lëkund zonën juglindore të vendit, s’ka dëme materiale Foto pas tërmetit të 1 nëntorit në Korçë.

Korçë- Sërish Korça është tronditur nga tërmetet. Mbrëmjen e djeshme në orën 23:02 një tërmet me magnitudë 3.4 ka shqetësuar edhe alarmuar të gjithë banorët e zonës.

Mësohet e se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 17 kilometra larg qytetit të Korçës. në fshatin Nikolicë. Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

 

Tërmeti

Korça muajt e fundit, që prej qershorit është prekur shumë nga lëkundjet e tërmetit. Pas tërmetit të qershorit që pati dëme të mëdha dhe shumë banesa u dëmtuan, më 1 nëntor sërish pati një tërmet të fortë në Korçë. Tërmeti me një magnitudë  4.7 tronditi zonën e Korçës, epiqendra ishte në fshatin Miras.

Po kështu Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë muajin e kaluar. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka ishte manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet ishin të forta dhe u dëmtuan më shumë se 900 banesa dhe u lënduan mbi 110 persona.

J.V/Dosja.al

Shto Koment