Aktualitet

Korçarët në panik, dy tërmete të tjera lëkundin vendin, ku ishte epiqendra

  • Korça dridhet sërish/ Tërmeti dëmton 12 shtëpi, banorët në panik dalin rrugë. Prefekti: S’ka raportim për dëme
  • Dy tërmete të tjera kanë rënë në qarkun e Korçës gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë i shkallës Rihter ka lënkundur Korçën në orën 02:09. Lëkundja e dytë me magnitudë 3 ballë është ndjerë rreth orës 03:20, me epiqendër fshatin Nikolicë të Devollit.
    Featured image of article: Korçarët në panik, dy tërmete të tjera lëkundin vendin, ku ishte epiqendra
    Përditësuar:

    Korçë- Dy tërmete të tjera kanë tronditur gjatë natës qarkun e Korçës. Do lëkundje të reja janë ndierë në orët e para të mëngjesit të sotmën  Mësohet se rreth orës 02:09 një tërmet me magnitudë 2.7 ballë i shkallës Rihter ka lënkundur Korçën.

    Raportohet se lëkundjet kanë pasur si epiqendër fshatin Arrëz. Ndërkohë lëkundja e dytë me magnitudë 3 ballë është ndjerë rreth orës 03:20, me epiqendër fshatin Nikolicë të Devollit.

    Ndonëse jo shumë të forta, tërmetet kanë shkaktuar panik te banorët, kryesisht të Korçës, të cilët janë më të prekurit nga tërmetet.

    Një ditë më parë në këtë qark u  shënuan 10 tërmete, ku u dëmtuan 12 shtëpi. Banorët prej orësh në panik. (lexo këtu)

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment