Politike

Kopshtin Botanik mbetet në pronësi të FSHN! Albana Vokshi: Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik

Deputetja e Partsë Demokratike, Albana Vokshi , ka reaguar për këtë gjë nëpërmjet një postimi në 'Instagram' ku është shprehur e lumtur se Kopështi Botanik do ti mbetet studentëve dhe kërkuesvë shkencorë
Featured image of article: Kopshtin Botanik mbetet në pronësi të FSHN! Albana Vokshi: Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik

TIRANË-Vendimi i Gjykates per rikthimin e Kopshtit Botanik është marrë ditën e sotme dhe sipas këtij vendimi kopështi botanik do të mbetet në pronësi të FSHN.

Deputetja e Partsë Demokratike, Albana Vokshi , ka reaguar për këtë gjë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku është shprehur e lumtur se Kopështi Botanik do ti mbetet studentëve dhe kërkuesvë shkencorë si dhe ka theksuar se vendimi është miratuar kundër qëllimeve te interesace të Ramës dhe Veliajt.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJË HAP MË SHUMË NË ANËN E DREJTË

Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer Kopshtin Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës. Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive. Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë. Falenderoj Rektorin Koni dhe të gjithë pedagogët dhe studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve. PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment