Bota

Kopshti Zoologjik në Indonezi në krizë/ Kafshët e egra mbeten pa ushqim për shkak të Covid-19, vihet në rrezik jeta e tyre

Mediat e huaja bëjnë me dije se 850 kafshëve po u japin ushqim me racione kështu që kopshti zoologjik po mendon zgjidhjen më të keqe për të shpëtuar disa të tjera, pasi pretendohet se ushqimi do të mbarojë në fund të korrikut.
Featured image of article: Kopshti Zoologjik në Indonezi në krizë/ Kafshët e egra mbeten pa ushqim për shkak të Covid-19, vihet në rrezik jeta e tyre

INDONEZI- Një kopsht zoologjik në Indonezi mund të therë disa kafshë për të Ushqyer të tjerat pasi ushqimi është drejt përfundmit për shkak të pandemisë së kornavirusit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 850 kafshëve po u japin ushqim me racione kështu që kopshti zoologjik po mendon zgjidhjen më të keqe për të shpëtuar disa të tjera, pasi pretendohet se ushqimi do të mbarojë në fund të korrikut.

Kopshti zoologjik Badung në qytetin e katërt më të madh në Indonezi, i cili zakonisht fiton rreth 1.2 miliardë rupi ose 81,744 dollarë në muaj nga vizitorët, mbylli portat në 23 mars në kuadrin e kufizimeve për të frenuar koronavirusin.

“Ne kemi rreth tridhjetë drerë me pulla dhe kemi përzgjedhur ata më të vjetrit dhe që nuk riprodhojnë më, që të theren për të shpëtuar mishngrënës si tigri sumatran dhe leopardi javan. Macet e mëdha, si tigri Sumatran Fitri,  janë të rrezikuara në mënyrë kritike. Ata po hanë nga 8 kg mish çdo ditë nga 10 kg më parë.” tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik Sulhan Syafi’i.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera ai tha se kopshtit zoologjik i duhen më shumë se 400 kg fruta në ditë dhe 120 kg mish çdo ditë,

Burimi:Ruters

(A.K.dosja.al)

Shto Koment