Rajoni

Koordinatori për dialogun cakton afatin: Brenda 1 viti ose do të ketë marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë ose dështim të procesit

Hyseni u shpreh se brenda kësaj periudhe kohore ose do të ndodhë një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovë dhe Serbisë, ose do të dështojë plotësisht ky procesi.
Featured image of article: Koordinatori për dialogun cakton afatin: Brenda 1 viti ose do të ketë marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë ose dështim të procesit Skënder Hyseni, koordinatori për dialog

KOSOVË- Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, është shprehur se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda 1 viti. Në një intervistë në Klan Kosovë, Hyseni u shpreh se brenda kësaj periudhe kohore ose do të ndodhë një marrëveshje me njohje reciproke mes Kosovë dhe Serbisë, ose do të dështojë plotësisht ky procesi.

Nuk bëhet fjalë për vite, por për muaj. Pra, viti i ka 12 muaj. Unë nuk do të pajtohem asnjëherë që ky proces të zvarritet dhe ky proces të rrëshqasë në biseda teknike, sepse unë s’kam besuar kurrë në biseda teknike me Serbinë. Kjo është bindje e imja dhe nuk dal kundër saj”, u shpreh Hyseni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai tha se çdo gjë në rrafshin ndërkombëtar flet për një moment që Kosova dhe Serbia duhet ta grabisin për të çuar gjërat përpara. Po ashtu Hyseni u shpreh se do të insistojë për biseda intensive në koordinim me BE-në, SHBA-të dhe Parisin.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment