Politike

Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu: Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të bëjnë transparencë mbi hetimin e OLAF për fondet e IPARD

VIDEO
Në një video-denoncim të publikuar nga Bregu në Facebook, koordinatori i LSI-së dëgjohet të thotë se OLAF prej disa ditësh ka nisur një hetim mbi përdorimin e fondeve të BE me projektin IPARD, projekt i cili i vjen në ndihmë, dhe subvencionon agrobiznesin dhe fermerët shqiptarë dhe se kjo gjë sipas tij, tregon qartë që paratë e taksapaguesve europianë keqpërdoren nga qeveria shqiptare.
Featured image of article: Koordinatori i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu: Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë të bëjnë transparencë mbi hetimin e OLAF për fondet e IPARD Vojo Bregu

TIRANË– Koordinatori i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, Vojo Bregu ka kërkuar edhe një herë tjetër që Ministria e Bujqësisë të tregohet transparente lidhur me hetimin e nisur nga Zyra e Anti-Korrupsionit pranë Bashkimit Europian, OLAF.

Në një video-denoncim të publikuar nga Bregu në Facebook, koordinatori i LSI-së dëgjohet të thotë se OLAF prej disa ditësh ka nisur një hetim mbi përdorimin e fondeve të BE me projektin IPARD, projekt i cili i vjen në ndihmë, dhe subvencionon agrobiznesin dhe fermerët shqiptarë dhe se kjo gjë sipas tij, tregon qartë që paratë e taksapaguesve europianë keqpërdoren nga qeveria shqiptare.

Deklarata e plotë

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Përshëndetje! Jemi këtu sot, për te denoncuar për të disatën here, mungesën e transparencës nga Ministria e Bujqësisë, lidhur me hetimin e nisur nga Zyra e Anti-Korrupsionit pranë Bashkimit Europian, OLAF. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) është i vetmi organ i BE i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimet me fondet e BE-së. OLAF prej disa ditësh ka nisur një hetim mbi përdorimin e fondeve të BE me projektin IPARD, projekt i cili i vjen në ndihmë, dhe subvencionon agrobiznesin dhe fermerët shqiptarë. Ky hetim i nisur nga OLAF tregon qartë, që paratë e taksapaguesve europianë keqpërdoren nga qeveria shqiptare. Lidhur me këtë fakt, Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR kanë dalë me një deklaratë, e cila është fshirë pas nje ore. Në këtë deklaratë pretendohej se ky kontroll është një kontroll rutinë auditimi nga Bashkimi Europian. Në ekran keni dhe deklaratën e Ministrisë së Bujqësisë dhe AZHBR të fshirë brenda orës.

Për të sqaruar, theksojme se OLAF, pra zyra anti-korrupsion e Bashkimit Europian, nuk është një organ përgjegjës për auditimin e fondeve, por ekskluzivisht për investigimin e mashtrimit dhe korrupsionit me fondet e BE. Kërkojmë nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Bujqësisë të bëjë transparencë lidhur me këtë hetim të nisur nga OLAF. Përfundimet e këtij hetimi do të ndikojnë seriozisht në të ardhmen për financimin nga Bashkimi Europian të projekteve për bujqësinë. Ky hetim po rrezikon seriozisht një punë disavjeçare për të bindur institucionet e BE për të futur Shqipërinë në këtë program, që fermerët dhe agro biznesi shqiptar të zhvillohen dhe të kenë mundësi financimi. Të pangopur me PPP-të, tenderat e paracaktuar, Rilindasit janë të gatshëm të rrezikojnë edhe integrimin europian të vendit, vetëm për të vjedhur, kete radhe jo taksat e shqiptarëve por ato të qytetarëve europianë. Faleminderit!

Bregu ka denoncuar edhe më herët të njëjtën gjë. Pak ditë më parë, Bregu denoncoi në rrjetet sociale, se një operacion blic është zhvilluar në zyrat e AZHBR-së, (Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural), nga OLAF, zyra e BE kundër mashtrimit. Bregu zbuloi se OLAF ka sekuestruar dokumente, telefona e kompjutera.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment