Aktualitet

Kontrollori përplaset me zv.ministrin Xhafaj: Po na arrestojnë, ti gënjen

Trebicka tha se Xhafaj po gënjen, teksa tha se policia ka nisur arrestimin e kontrollorëve. Ai tha se në muajin mars kontrollorëve iu është thënë se gjysma preh tyre do të pushoheshin nga puna.
Featured image of article: Kontrollori përplaset me zv.ministrin Xhafaj: Po na arrestojnë, ti gënjen Blendi Fevziu, Andel Trebicka dhe Etien Xhafaj

TIRANË– Andel Trebicka, një nga kontrollorët e trafikut ajror që ka deklaruar paaftësi të përkohshme është përplasur në emisionin “Opinion” me Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe i energjisë Etien Xhafaj.

Trebicka tha se Xhafaj po gënjen, teksa tha se policia ka nisur arrestimin e kontrollorëve. Ai tha se në muajin mars kontrollorëve iu është thënë se gjysma preh tyre do të pushoheshin nga puna.

“Po i arrestojnë kolegët një e nga një, kjo është në vazhdën e deklaratave të ministres Balluku. Ne parady ditësh kishim ujdi dhe turp ti vij që gënjen aty. Dje keni pushuar 5 vetë, kujtuan se ne do hanim presion, pastaj e keni çuar bë 2 vet e pastaj në 0. Në muajin mars na keni mbledh dhe na keni thënë se gjysmat nga ju do pushoheni. Këto që the ti nuk janë të vërteta, unë të sfidoj.”-tha Trebicka.

Aeroporti i vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.

Ministrja Balluku e cilësoi veprimin e kontrollorëve grusht shteti dhe pasditen e sotme dërgoi në Rinas ushtrinë dhe policinë për të marrë në dorë kullën e kontrollit me argumentin se është objekt me rëndësi të veçantë.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment