Aktualitet

Bllokimi i fluturimeve të Rinasit! Kontrollorët apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga burgu

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.
Featured image of article: Bllokimi i fluturimeve të Rinasit! Kontrollorët apelojnë vendimin, kërkojnë lirimin nga burgu Flora Ndrecaj
Përditësuar:

TIRANË– Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë të cilët akuzohen si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.

Kontrollorët e kullës ajrore të aeroportit të Rinasit, disa ditë më parë nënshkruan formularin e paaftësisë në punë, duke pretenduan se vuanin nga stresi që u ishte shkaktuar nga shkurtimi i rrogës prej pandemisë. Për më shumë se 48 orë, Shqipëria nuk shënoi asnjë fluturim në zonën e saj ajrore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim të Albcontrol nga KLSH-ja.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment