Aktualitet

Kontrollorët turq në Rinas, 13 eurodeputetë ‘shuplakë’ Ramës, LETËR KE-së: U vu në rrezik siguria e njerëzve, kontaktoni me qeverinë shqiptare, të kthejnë pas vendimet

Në letrën e 13 deputetëve thuhet se qeveria shqiptare ka tentuar që ta zgjidhë situatën në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare, ndërsa shton se zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me të huaj ka vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve në hapësirën shqiptare.
Featured image of article: Kontrollorët turq në Rinas, 13 eurodeputetë ‘shuplakë’ Ramës, LETËR KE-së: U vu në rrezik siguria e njerëzve, kontaktoni me qeverinë shqiptare, të kthejnë pas vendimet Kulla e Albcontrol

BRUKSEL– Një grup eurodeputetësh i kanë nisur një letër Komisionit Europian dhe Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA) kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri me kontrollorët e aeroportit të Rinasit. Në letrën e 13 deputetëve thuhet se qeveria shqiptare ka tentuar që ta zgjidhë situatën në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare, ndërsa shton se zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me të huaj ka vënë në rrezik sigurinë e fluturimeve në hapësirën shqiptare. Sipas tyre, fakti që qeveria shqiptare ka lënë hapësirën ajrore në dorë të kontrollorëve turq për disa orë, ka cënuar sigurinë e personave që kanë udhëtuar në Rinas. 

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

LETRA E PLOTË:

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.

Në mes të një mosmarrëveshje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore.

Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës.

Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret evropiane të sigurisë të vendosura

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi.

Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Evropës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Jug-Lindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.

Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisënë mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe ti ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për tiu siguruar atyre një mjedis të sigurt pune, dhe një hapësirë të sigurt ajrore.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së.

Eurodeputetët që kanë nënshkruar letrën:

Clare Daly

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mick Wallace

Gunnar Beck

Luke Ming Flanagan

Costas ,avrides

Tatjana Zdanoka

Ciaran Cuffe

Dietmar Koster

Marianne Vind

Athanasios Konstantinoi

Maeco Campomenosi

Elena Kointoura

Elena Lizzi

I gjithë bllokimi ndodhi ditën e mërkurë në orët e para të mëngjesit. Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Ndërkohë që kryeministri ka akuzuar dyshen “Meta&Berisha” se duan të destabilizojnë vendin, ndërsa kreu i shtetit që ditën e protestës ka kërkuar auditim nga KLSH-ja.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment