Aktualitet

FOTOT/ Këta janë kontrollorët turq që morëm “hua” nga Turqia, hyjnë direkt brenda kullës së vrojtimit, të rrethuar me tela me gjemba dhe sytë kuriozë të qindra pasagjerëve

Shteti shqiptar ka marrë “hua” kontrollorë turq. Mësohet se ata kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke hyrë nga aeroporti i Podgoricës.
Featured image of article: FOTOT/ Këta janë kontrollorët turq që morëm “hua” nga Turqia, hyjnë direkt brenda kullës së vrojtimit, të rrethuar me tela me gjemba dhe sytë kuriozë të qindra pasagjerëve Kulla e vrojtimit

TIRANË– Zbulohet se kush do t’i zëvendësojë 65 kontrollorët e kullës së aeroportit të Rinasit.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shteti shqiptar ka marrë “hua” kontrollorë turq. Mësohet se ata kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas, duke hyrë nga aeroporti i Podgoricës.

Ndërkohë që siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, në kullën e vrojtimit kanë nisur edhe lëvizjet e para, duke u mbushur sërish me punonjës, kësaj here jo shqiptarë por turq. Disa foto të shpërndara nga LSA tregojnë kullën e vrojtimit, brenda të cilës janë dy kontrollorët e parë turq, ndërsa ambienti jashtë kullës është i rrethuar me tela me gjemba. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me ardhjen e tyre, sot kanë nisur edhe fluturimet emergjente, ndërsa nesër aeroporti do të rikthehet në kapacitete normale. Problemi me kontrollorët e huaj, siç ka bërë me dije edhe gazetarja Aranita Brahaj është se ata nuk e njohin relievin shqiptar dhe mund të shkaktojnë incidente. (Shiko këtu)


LAJMI KRYESOR: Fluturimet në RINAS rinisin nesër, sot vijnë vaksinat/ Arrestohen 3 kontrollorë, i fundosin mesazhet në ‘WhatsApp’, mbi 20 të shoqëruar gjatë mesnatës! Rama sulmon presidentin, Meta kërkon auditim nga KLSH (ZHVILLIMET)

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment