
PEQIN– RENEA dyshohet se ka rrethuar Talo Çelën në Peqin. Dosja.al mëson se operacioni i zhvilluar me shumë bujë mbrëmjen e sotme, ka në fokus pikërisht të shumëkërkuarin Çela, i cili rezultoi se ishte edhe mik i Emiljano Ramazanit, 39-vjeçarit që u ekzekutua më 20 korrik tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’ në Elbasan.
Mësohet se Çela mund të jetë rrethuar afër burgut të Peqinit, por nuk dimë të themi nëse ky operacion do të mbyllet me arrestimin e tij. Ditët e fundit, mësohet se kanë dështuar tre operacione në kapjen e tij. Talo Çela është shpallur në kërkim edhe për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, ngjarje e ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar.
Çela gjithashtu akuzohet se ka ekzekutuar dy vëllezërit Haxhia në Durrësi, Besmir dhe Viktorin, pikërisht për paratë e vjedhura në Rinas. Siç është raportuar, dyshohet se Çela u kishte dhënë vëllezërve Haxhia që të ruanin një pjesë të parave të grabitura në Rinas, pork ur ka shkuar që t’i marrë mbrapsht, dy vitkimat kanë deklaruar se ua kanë vjedhur. Pikërisht, ky dyshohet se ka qenë shkaku i vrasjes.
(f.m/dosja.al)