Sport

Kontribuan në fitimin e kampionatit të 25-të, Tirana përcjell 6 lojtarë: Meritojnë një vend në histori

Klubi i Tiranës ka përshëndetur 6 lojtarë, duke i uruar sukses për karrierën në vazhdim. Gjastë lojtarët nuk do të jenë më pjesë e ekipit bardh e blu për sezonin e ardhshëm.
Featured image of article: Kontribuan në fitimin e kampionatit të 25-të, Tirana përcjell 6 lojtarë: Meritojnë një vend në histori Ekipi i Tiranës

TIRANË- Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar largimin e gjashtë lojtarëve, të cilët dhanë një kontribut të madh për fitimin e titullit kampion. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  klubi ka falenderuar lojtarët për kontributin me fanellën bardh e blu. Gjithashtu Tirana i ka uruar sukses lojtarëve në vazhdim.

Postimi i plotë

Faleminderit Kampionë!
KF Tirana falenderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të larguarit nga Tirana janë Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina,Edvan Bakaj, Erando Karabeci dhe Edon Hasani

Pas 11 vitesh Tirana arriti të fitonte titullin kampion pas 11 vitesh . Me fitimin e këtij kampionati, Tirana e con në 25 numrin e titujve në Superligë. Tashmë Tirana do të nisë fushatën në Champions League, ku në turin e parë do të ketë përballë gjeorgjianët e Dinamo Tbilis.

(g.sh./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment