Politike

“Kontratat koncensionare do të hetohen”, Basha bën premtimin: Ky do të jetë test për SPAK-un

Lulzim Basha u shpreh se gjëja e parë që do të bëjë nëse zgjidhet kryeministër, do të kërkojë hetim për të gjitha kontratat, ndërsa shton se hetimi i tyre nga pikëpamja penale është sprovë për SPAK.
Featured image of article: “Kontratat koncensionare do të hetohen”, Basha bën premtimin: Ky do të jetë test për SPAK-un Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se do të hetohen në mënyrë administrative të gjitha kontratat konsensionare. I ftuar në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se gjëja e parë që do të bëjë nëse zgjidhet kryeministër, do të kërkojë hetim për të gjitha kontratat, ndërsa shton se hetimi i tyre nga pikëpamja penale është sprovë për SPAK.

“Në qoftë se do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do t’i marrin dhe do t’u thonë: shiko ky qëkur ishte kryetar opozite na ishte vënë pas. Gjëja e parë qe do dëgjosh nga une është qe të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke perfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme. Kontratat korruptive janë nul dhe nga fillimi me efekt prapaveprues dhe ne do bëjmë gjithçka që e para çdo kontratë koncesionare të hetohet dhe e dyta, aty ku paratë janë marrë me të padrejtë qytetarëve të kthehen aty ku janë marrë. Ka dy lloje hetimesh, i kam shpieguar dhe më përpara, ka hetim administrativ ekzekutiv, që do të bëhet nga qeveria, jo nga partia dhe është hetimi penal. Janë 2 gjëra të ndryshme, hetimi penal të çon në burg, kurse hetim administrativ të çon në prishje kontrate, jo vetëm në prishje kontrate, po në atë projektligj që kemi prezantuar dhe kemi përgatitur para 2 vitesh, ku ne do të përdorim mekanizmin antimafia, dmth në qoftë se ti zoti koncensionar nuk e justifikon dot që këto qindra miliona apo dhjetra miliona euro i ke marrë në mënyrë të ligjshme, ti do ti kthesh ato prapa me efekt prapaveprues,”-tha Basha. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment