Sport

Kontratat e lojtarëve dhe trajnerëve në skadencë, FIFA ka gati planin

Aktualisht pjesa më e madhe e kampionateve janë ndërprerë për shkak të koronavirusit dhe nuk ka asnjë siguri për kohën se kur do të rifillojnë duke parë krizën e thellë shëndetësore globale.
Featured image of article: Kontratat e lojtarëve dhe trajnerëve në skadencë, FIFA ka gati planin FIFA

TIRANË- FIFA kërkon që kontratat e lojtarëve dhe trajnerevë që skadojnë në 30 qershor të këtij viti të zgjaten në mënyrë që ata të mbyllin këtë sezon.

Aktualisht pjesa më e madhe e kampionateve janë ndërprerë për shkak të koronavirusit dhe nuk ka asnjë siguri për kohën se kur do të rifillojnë duke parë krizën e thellë shëndetësore globale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në këtë periudhë, një nga të panjohurat e mëdha ishte pikërisht çështja e kontratave në skadencë të futbollistëve dhe trajnerëve, teksa  gjithçka tregon se kampionatet që të përfundojnë do të duhet të zgjasin deri në muajin korrik dhe FIFA e ka dhënë opinionin e saj për këtë çështje.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment