Politike

Kontrata me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, Rama: Investim kolosal, forcat ajërore po ringrihen

Rama shkruan se Forcat Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen shumë shpejt me hapa të sigurt.
Featured image of article: Kontrata me SHBA për helikopterët “Black Hawk”, Rama: Investim kolosal, forcat ajërore po ringrihen Olta Xhaçka dhe Yuri Kim

Tiranë- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur investim kolosal kontrantën SHBA- Shqipëri për helikopterët ‘’Black Hawk’’ të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se ky është një investim kolosal për bazën ajërore të Kuçovës dhe thekson se Frocat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt.

“Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me ambasadoren amerikane Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë të tipit “Black Hawk”, financim i përbashkët i dy qeverive. Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në Bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë tregues se Forca Ajrore shqiptare dhe Forcat e Armatosura po ringrihen me hapa të sigurt”, shprehet Edi Rama në një postim në Facebook.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo kontratë u nënshkrua sot nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Ministrja Xhaçka u shpreh se ky është një investim kolosal për bazën e Kuçovës. Ndërsa amabasadorja theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria  do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah”.

J.V/Dosja.al

Shto Koment