Sport

“Konte? Një trajner i shkëlqyeshëm, por ai nuk diti ta menaxhonte grupin”…

Në një intervistë me “UOL Esporte”, lojtari i krahut Willian, ka treguar marrëdhëniet e tij të komplikuara me Konten, në kohën kur ai ishte trajner te Çelsi
Featured image of article: “Konte? Një trajner i shkëlqyeshëm, por ai nuk diti ta menaxhonte grupin”…

BRAZIL – Në një intervistë për gazetën braziliane “UOL Esporte”, sulmuesi anësor Uillian, ka folur edhe për marrëdhënien e tij të komplikuar me trajnerin Antonio Konten gjatë kohës kur ai ishte në krye të pankinës së Çelsit.

“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm, ka ide, punon shumë taktikisht, madje edhe në nivel mbrojtës. Unë mendoj se nuk mund të thuash asgjë për mënyrën se si ai punon në fushë. Në të vërtetë, Konte është një njeri që punon shumë, ai është një trajner i shkëlqyeshëm. Problemi që kishte, ishte menaxhimi, si të menaxhonte grupin…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo ishte ajo që i mungon. Kjo është edhe arsyeja pse ai përfundoi, duke pasur kaq shumë probleme me lojtarë të ndryshëm, përfshirë këtu edhe mua. Unë mendoj se ai ende, nuk e ka kuptuar se kishte kaq shumë lojtarë të ndryshëm, nga kombe të ndryshme, lojtarë të konsideruar yje, lojtarë të rëndësishëm, por që nuk dini t’i menaxhonte dhe të krijonte grupin,”- ka deklaruar sulmuesi anësor brazilian i Arsenalit për ish-trajnerin e tij Antonio Konte.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment