Aktualitet

“Kontakte me peshqit e mëdhenj”, Artan Hoxha zbardh karrierën e Krajës, Abilekaj: S’ka asgjë të veçantë

Hoxha ishte ai që tha se Kraja i shtë dukur më elokuenti pasi ka një karrierë të gjatë dhe pika kontaktesh me peshqit e mëdhenj.
Përditësuar:

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha dhe Enton Abilekaj kanë komentuar zgjedhjen e Arben Krajës në krye të SPAK. Të ftuar në emisionin “Opinion”, ata shprehën mendimet e tyre për dosjet e nxehta që pritet të hetohen dhe për karrierën e Krajës.

Hoxha ishte ai që tha se Kraja i shtë dukur më elokuenti pasi ka një karrierë të gjatë dhe pika kontaktesh me peshqit e mëdhenj.

Ky kur ka nisur punën, në ‘87 ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Pastaj ka bërë Juridikun. Kraja ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto peshqit e mëdhenj. Nga marsi i 2001 deri në 2002 ai ka qenë drejtor i Strukturës Anti-korrupsion të Ilir Metës, kur ka qenë kryeministër. Tek çështja me Bashën, ka patur dosjen Durrës-Kukës. Si drejtues ai ka eksperiencë të gjatë, mes këtyre (8 anëtarët e SPAK) ai më duket me elokuenti”, tha gazetari Hoxha.

Ndërsa Abilekaj shtoi se sipas tij, Kraja ishte kandidati më i afërt me maxhorancën dhe nuk ka lënë asnjë gjurmë të veçantë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është një njeri konformist. Ka qenë në çdo pushtet që ka ardhur. Kjo platforma që ka paraqitur aty nuk është ndonjë gjë e madhe. Në karrierën e tij nuk ka lënë ndonjë gjurmë pozitive. Ishte kandidati me i afërt me mazhorancën,”- u shpreh tha Abilekaj.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare. Aktualisht shkrimtari dhe ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër familjarisht pas kërcënimeve me vdekje. Sipas Tufës, pasi botoi historinë e një gruaje nga Fieri e cila tregonte se si i ishte rrëmbyer fëmija nga komunistët, këta të fundit janë nxehur me shkrimtarin dhe e kërcënuar atë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment