Para shkollës së djalit/ Shqiptarja theret me thikë në mes të rrugës, vdes në vend
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Bruna Muça ITALI- Shqiptarja Bruna Muça është vrarë në Vittoria, në provincën e Raguzës. Ngjarja ka ndodh...
Gent Shkullaku dhe Sali Berisha TIRANË- Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më ...
Ilir Meta, Vjosa Osmani, Yuri Kim TIRANË- Presidenti Ilir Meta he ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ...
Policia e Tiranës TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për incidentin e ndodhur një natë më parë me fotorepor...
TIRANË- Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, Ministres për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ata kanë sjellë në vëmendje një rast të ndodhur në Konsullatën shqiptare në Stamboll, ku u është refuzuar viza një grupi prej 48 personash, turistë irakianë, të cilët kishin paguar paketën e një udhëtimi turistik në Shqipëri.
Për grupin prej 48 personash u organizuan rezervimet për fluturime dhe hotelet në Shqipëri. U bë aplikimi për viza online dhe iu kërkua të paraqisnin biletat dhe hotelet e paguara. Për 48 persona operatori irakian u detyrua të paguante rreth 30 mijë dollarë për biletat e avionit dhe rreth 3500 Euro për vizat.
Në përbërjen e grupit prej 48 turistësh irakianë, ishin 30 mjekë dhe doktorë të cilëve iu refuzua viza pa asnjë të drejtë të cilët do të shkonin për një seminar apo konferencë.
“Në përbërjen e Grupit prej 48 Turistësh Irakianë, ishin 30 Mjekë dhe Doktorë të cilëve ju refuzua viza pa asnjë të drejtë. Çdo vendim për refuzimin e hyrjes në Shqipëri duhet të jetë i bazuar në të dhënat individuale të secilit e jo në paragjykimin se çdo Irakian është një azilkërkues…. Doktorët Irakianë që do të vinin për një seminar apo konferencë të akomoduar në hotelin më të mirë me 5 yje në Tiranë, dhe që planifikuan të qëndronin edhe 3 ditë më tepër në një nga hotelet më luksoze në Sarandë, të jenë të gjithë kontigjentë per t’u refuzuar? Edhe 20 pjesëtarët të një grupi tjetër irakiën, me vula dhe viza të përdorura hyrjesh në shtete europiane, USA a Kanada, Turqi a Egjipt, të ishin të gjithë për t’u refuzuar?“, thuhet në letër.
Sipas shoqatës refuzimi masiv i kërkesave për vizë turistike është i pa justifikuar dhe e pa bazuar në kriteret dhe rregullat në fuqi. Ky vendim sipas tyre është i dëmshëm dhe minon përpjekjet e Operatoreve Turistike vendas dhe të huaj për zhvillimin e Turizmit në vendin tonë. Shoqata e turoperatoreve turistikë përmes kësaj letre të hapur kërkon hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese.
“Krahas humbjeve të konsiderueshme që u janë shkaktuar individëve edhe Operatorëve Turistikë nga parapagimet e Biletave dhe Hoteleve që janë pothuaj të pa kthyeshme, një humbje edhe më e madhe po i shkaktohet sektorit të Turizmit dhe imazhit të Shqipërisë si një destinacion nderkombëtarë. Shoqata ATOA me anë të publikimit të kësaj letre të hapur, kërkon nga autoritetet shtetërore, hetim të veprimeve të konsullatës Shqiptare në Stamboll dhe transparencë për ligjshmërinë e këtyre veprimeve sabotuese të punës së Operatoreve Turistikë”, përfundon letra.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Sipas Institutit të të Dhënave Shëndetësore në Universitetin e Uashingtonit në SHBA, Shqipëria mund të përballet me një valë tjetër pandemie Covid në muaj...
GREQI-Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje katastrofike në Europen Perëndimore, por një gjë e tillë parashikohet të ndodhë edhe në rajon, me shumë ...
ITALI– Një shqiptar është vrarë në Itali! Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, pas debatit që kishin mes tyre viktima dhe agresori.Sipas mediave, shqiptar...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shkatërrimi i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm drejt ShBA, Kanada, Angli, përmes falsifikimit të...
TIRANË–Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e masave të vendosura gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të shoferëve që nuk respektojnë sinjalistikat rrug...
TIRANË– 18 raste te reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nderkohë që fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Në 24 orë...
PEQIN- Ndërkohë që çdo ditë flasim për perspektivën turistike të Shqipërisë duket se qytezave të vogla nuk u është dhënë rëndësi në këtë drejtim.I njohur...
TIRANË– Pylli me pisha i fshatit Gjorgoz në bashkinë Patos është përfshirë nga një vatër e madhe zjarri pasditen e sotme.Shkaku i rënies së zjarrit nuk ësh...
TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë do trajtojë kërkesën për dorëheqje që ka paraqitur Prokurori i Durrësit, Agron Gjana më 23 korrik. Gazetarja ...
KUÇOVË– Burimi i Sinecit në fshatin Lumas të Kuçovës është shndërruar në mollë sherri mes banoreve dhe firmës Salillari, e cila muaj më parë ...