Blog

Konsullata shqiptare në NY dhe KM i eksituar!

Pasi pritshmëria ishte tjetër meqënse gjatë shkëmbimit të e-mail-eve konsullja e kësaj zyre u tregua shumë e gatshme dhe orientuese për mënyren e aplikimit online! E me të zbritur para derës së kësaj konsullate, u zhgënjeva!!! Jo nga konsullja por këto gjërat që po rendise më poshtë!!
Featured image of article: Konsullata shqiptare në NY dhe KM i eksituar! Konsullata shqiptare në Ney York

SHBA- Pas dy viteve ne SHBA, me erdhi dita te trokase ne deren e Konsullates shqiptare ne Nju Jork per te aplikuar per pasaporten shqiptare! Rastesisht, takimi me koincidoje me daten qe edhe KM Rama ishte ne Nju Jork ne zyrat e OKB-se, ku mes tjerash paska postuar nje selfie me disa vajza (fansa) ku dukej i eksituar! Por mua me ndodhi e kunderta fatkeqesisht dhe me erdhi shume inat!

Pasi pritshmeria ishte tjeter meqense gjate shkembimit te emaileve konsullja e kesaj zyre u tregua shume e gatshme dhe orientuese per menyren e aplikimit online! E me te zbritur para deres se kesaj konsullate, u zhgenjeva!!! Jo nga konsullja por keto gjerat qe po rendise me poshte!!

Qe ne hyrje, dyert e salles se pritjes ishin te mbyllura me dry dhe njerezit burra, gra e femije duhet te prisnin jashte nderteses ose ne koridorin e vogel te katit te pare! E familjaret shoqerues, ne shkalle, makina ose parku perballe! Aq i vogel ishte koridori sa per tu dukur i madh, muret ishin veshur me pasqyra! Asnje karrige per tu ulur dhe pritur radhen apo per te shfletuar Abetaret e sjell nga qeveria!!!

Zemergjeresia e konsulles, beri qe qytetaret si puna ime, te mos rrinin ne kembe ne koridor dhe na ftoje qe te uleshim ne zyren e saj!!! Po po ne zyren e saj te mbushur me shkresa, kopje e dokumente te ndryshme qe lehtas soditeshin edhe nga ne qe prisnim radhen per pasaporta! Vec kesaj, njerezit prisnin edhe jasht si keta dy te moshuar qe konsullja i mori duke i futur ne zyren ku funksionimi i kondicionerit ishte nje fjale e huaj!!!

Por ajo qe me tmerroi me shume, ishte fakti se per nevojat personale, larg qofte nese konsullja nuk ishte ne zyre per arsyet e punes, ti duhet te shkoje te kafja aty afer se banjo ishte e mbyllur me çeles pasi ndodhej tek salla e pritjes e kyçur me kohe me urdher nga Tirana!!! Vec kesaj, duke pare radhen ne zyren e pasaportave ku punonte vetem nje vajze (!!!!) konsullja i erdhi ne ndihme duke lene detyrat e saj dhe filloi te bej edhe detyren e operatores duke fotografuar e regjistruar aplikantet per pasaporta!!!

Pra, mes tjerash kjo ishte pershtypja ime ne konsullaten shqiptare ne Nju Jork ku vec shqiptareve te SHBA-ve qe udhetonin me disa ore aty vinin edhe qytetare nga Kanadaja per te aplikuar per pasaporte, e duhet te prisnin ne kembe! Keshtu qe leri selfiet eksituese KM e propaganden, po kalo nga zyra konsullore dhe jepi urdher rioshit-Caka qe te hap sallen e pritjes, banjon dhe shtoni personelin e “paguani” dritat per kondicioneret se eshte TURP i madh!!!!

Shto Koment