Rajoni

Konstituimi i Kuvendit, Thaçi kërkon sa më shpejt qeverinë e re: Lijini anash interesat politike

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë me dije deputetëve të Legjislaturës së Shtatë se para i presin shumë sfida dhe se për këtë gjë duhet të lënë pas interesat politike dhe të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re.
Featured image of article: Konstituimi i Kuvendit, Thaçi kërkon sa më shpejt qeverinë e re: Lijini anash interesat politike Kuvendi i Kosovës dhe Hashim Thaçi

KOSOVË– Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar 111 deputetët që u betuan sot në Kuvend pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Me anë të një statusi në Facebook, Thaçi u ka bërë me dije deputetëve të Legjislaturës së Shtatë se para i presin shumë sfida dhe se për këtë gjë duhet të lënë pas interesat politike dhe të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re.

“I uroj të gjithë deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar punë të mbarë në detyrat e tyre. Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës,”-shkruan Thaçi. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment