Rajoni

Konjufca ia hap derën kryeparlamentares: Vjosa Osmani ka dorën e shtrirë nga ana e LVV-së për një bashkëpunim

Në një konferencë për shtyp që ka mbjatur ditën e sotme Konjufca thotë se kryeparlamentarja nuk ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e LVV-së por që ajo mund të futet në parti kur të dëshirojë, pasi kërkesa e saj nuk do të refuzohet. 
Featured image of article: Konjufca ia hap derën kryeparlamentares: Vjosa Osmani ka dorën e shtrirë nga ana e LVV-së për një bashkëpunim Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

KOSOVË – Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i ka hapur derën Vjosa Osmanit të LDK-së, që nëse dëshiron të futet në partinë ku bën pjesë edhe ai.

Në një konferencë për shtyp që ka mbajtur ditën e sotme, Konjufca thotë se kryeparlamentarja nuk ka shprehur dëshirën që të jetë pjesë e LVV-së por që ajo mund të futet në parti kur të dëshirojë, në mënyrë që bashkëpunojnë së bashku.

“Ajo nuk ka thënë se do të vjen në LVV. Ajo LVV-në e ka përmend vetëm në kontekstin e një bashkëpunimi, që do të ndodhë. Ajo është zotuar për këtë dhe ne kemi këtë mendim. Vjosa Osmani e ka dorën e shtrirë nga ana e LVV për një bashkëpunim që do të jetë çelësi i një fitoreje të paparë në historinë e pasluftës”.- është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu Konjufca ka deklaruar se është i paprecedent përjashtimi i Osmanit nga LDK-ja, që ndodhi në qershor të këtij viti.

“Të përjetosh përçmim nga partia jote derisa të vendosin për kandidate për kryeministre e pastaj të ndodhë përjashtimi i tillë është e pafalshme për çdo person që ka minimum të dinjitetit. Është e patolerueshme. Pakënaqësia e shprehur nga Osmani është e kuptueshme nga qytetarët. Ka të bëjë me faktin që një njeri ndjehet i tradhtuar nga bashkëpunëtorët. Kur ju duhet të vendosin logo para qytetarëve pastaj fillojnë me procedura të “gjyqeve” brenda partisë për të të përjashtuar”.- është shprehur ai.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment