Politike

Kongresi Zgjedhor/ Zbardhen tre ditët e debatit mes socialistëve, si do të votojnë delegatët

Kongresi zgjedhor do të fillojë më datë 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më datë 1 mars 2020, ku do të ketë edhe diskutime intensive mes socialistëve. Dosja.al ka publikuar edhe më parë listën e delegatëve të Kongresit Zgjedhor. Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se Kongresi Zgjedhor do të mbahet më 29 shkurt, teksa shtoi edhe emrave të delegatëve.
Featured image of article: Kongresi Zgjedhor/ Zbardhen tre ditët e debatit mes socialistëve, si do të votojnë delegatët Foot nga selia e PS-se
Përditësuar:

TIRANË– Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin Zgjehdor pas njëjave, takim i cili do të zgjasë tre ditë rresht. Dosja.al ka zbardhur detaje nga axhenda e Kongresit Zgjedhor, gjatë të cilit delegatët do të votojnë për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Kongresi zgjedhor do të fillojë më datë 28 shkurt dhe do të zgjasë deri më datë 1 mars 2020, ku do të ketë edhe diskutime intensive mes socialistëve. Dosja.al ka publikuar edhe më parë listën e delegatëve të Kongresit Zgjedhor. Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri me dije se Kongresi Zgjedhor do të mbahet më 29 shkurt, teksa shtoi edhe emrave të delegatëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Partia Socialiste është futur në një proces të brendshëm zgjedhor, por në disa qytete ka pasur dhe përplasje brenda strukturave. Ardit Kërtusha që kandidonte për të marrë kryesimin e PS-së në Durrës është tërhequr nga gara dhe ka hedhur akuza kundër Vangjush Dakos. Sipas tij Dako po ndërhyn në zgjedhje dhe kërkon që në krye të vendoset një marionetë e tij. Gjithashtu edhe zgjedhjet në Peqin janë shoqëruar me një sherr, ku është plagosur dhe kreu i Njësisë Administrative Gjoçaj, Bujar Hasa.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment