Politike

Kongresi që lindi Partinë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit tregon foto dhe detaje të panjohura: Nuk e rrahu kurrë gjoksin

Vajza e poetit të ndjerë Dritëro Agollit ka kujtuar fjalimin e të atit, i cili mbështestre shkëputjen e Partisë Socialiste nga veprat e diktatorit Enver Hoxha. 
Featured image of article: Kongresi që lindi Partinë Socialiste, vajza e Dritëro Agollit tregon foto dhe detaje të panjohura: Nuk e rrahu kurrë gjoksin Foto nga Kongresi i PPSH

TIRANË– Socialistët festojnë sot 20 vjetorin e themelimit të partisë së tyre, në kongersin e dhjetë të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Vajza e poetit të ndjerë Dritëro Agollit, Elona ka ndarë me ndjekësit e  saj në Facebook momentin kur babai mbështeti shkëputjen e Partisë Socialiste nga veprat e diktatorit Enver Hoxha. 

Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura .” – kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. Sot , nga më të shumtët socialistë , kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste . Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im , përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore . Ndoshta , pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën,”-shkruan Agolli. 

Postimi i plotë:

(k.m/dosja.al)

Shto Koment