KRYESORET
Bota

Konflikti për Ukrainën, Biden kërcënon Putin: Pasoja të rënda personale nëse sulmon

26 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
Konflikti për Ukrainën, Biden kërcënon Putin: Pasoja të

SHBA – Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi të martën për pasoja “të rënda” dhe “të mëdha” për presidentin rus, Vladimir Putin, përfshirë sanksionet personale kundër tij, nëse udhëheqësi rus mobilizon rreth 127,000 trupa që janë gati për të goditur përgjatë kufirit ukrainas.

“Unë ia kam bërë të qartë presidentit Putin që në fillim, se nëse ai do të hyjë në Ukrainë, do të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë sanksione të rëndësishme ekonomike, si dhe do të ndjehesha i detyruar të forcojë praninë tonë, praninë e NATO-s, në frontin lindor, në Poloni, Rumani, etj”, tha presidenti Biden, duke shtuar se “nëse ai do të hynte (në Ukrainë) me të gjitha ato forca, do të ishte pushtimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore. Do ta ndryshonte botën”.

Ai gjithashtu theksoi se asnjë nga 8,500 trupat amerikane të vëna në gatishmëri të lartë këtë javë, nuk do të vendoset në territorin ukrainas dhe ato do të vendosen si pjesë e një operacioni të NATO-s, jo një operacioni vetëm të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk tha se kur do të mund të urdhëronte vendosjen e trupave në rajon.

Presidenti Biden tha se Shtetet e Bashkuara e kanë “detyrim të shenjtë” t’u vijnë në ndihmë aleatëve të NATO-s, që përballen me kërcënime. Ukraina nuk është anëtare e NATO-s – edhe pse dëshiron të jetë. Megjithatë, Rusia fqinje e sheh anëtarësimin e mundshëm në NATO si një kërcënim dhe ka kërkuar që aleanca të mos anëtarësojë Ukrainën. Presidenti rus Putin ka thënë se nuk ka ndërmend të pushtojë Ukrainën, por e sheh zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si një kërcënim.

“Unë kam folur me secilin nga aleatët tanë në NATO… virtualisht. Jemi të gjithë në një vijë”, tha presidenti Biden. “Duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka asnjë arsye që askush, asnjë anëtar i NATO-s, të shqetësohet nëse … ne, NATO-ja, do t’i dilnim në mbrojtje apo jo”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, shfrytëzoi një fjalim televiziv të martën për të bërë thirrje për qetësi në Ukrainë.

“Nuk ka syze ngjyrë rozë, nuk ka iluzione fëmijërore, asgjë nuk është e thjeshtë. Por, ka shpresë”, tha presidenti Zelenskiy. “Mbroni trupin tuaj nga viruset, trurin tuaj nga gënjeshtrat, zemrën tuaj nga paniku”.

Presidenti Zelenskiy tha se po bëhen plane që ai të takohet me udhëheqësit e Rusisë, Gjermanisë dhe Francës. Zyrtarë nga të katër vendet takohen të mërkurën në Paris.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se do të kërkojë sqarime rreth synimeve të Rusisë, gjatë një telefonate me presidentin Putin, të planifikuar për të premten.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha të martën duke u përgjigjur në një pyetje të Zërit të Amerikës, se forcat ruse janë rritur “në mënyrë të vazhdueshme”, por jo “dramatike”.

“Kemi parë një grumbullim të vazhdueshëm të fuqisë luftarake nga rusët në pjesën perëndimore të vendit të tyre, rreth kufijve me Ukrainën dhe Bjellorusinë”, tha zëdhënësi Kirby.

Më herët gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë se do të përballet me pasoja më të shpejta dhe shumë më të rënda ekonomike nëse pushton Ukrainën, sesa kur Moska aneksoi siujdhesën ukrainase të Krimesë në vitin 2014.

“Ne jemi të përgatitur të zbatojmë sanksione me pasoja masive që nuk u morën parasysh në vitin 2014”, u tha gazetarëve në Uashington, një zyrtar i sigurisë kombëtare. “Kjo do të thotë se qasja shkallë-shkallë e së kaluarës ka marrë fund. Këtë herë, ne do të fillojmë në krye të shkallës dhe do të qëndrojmë atje”.

Zyrtari i sigurisë, që foli me kushtin që të mos identifikohet, tha se Shtetet e Bashkuara janë “gjithashtu të përgatitura të vendosin kontrolle të reja ndaj eksporteve”, për të penguar ekonominë ruse.

Ai tha se mundësitë e kontrollit të eksporteve, që po shqyrtohen së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, do të godasin shumë ambiciet strategjike të presidentit Putin për të industrializuar ekonominë e tij dhe do të dëmtonin fushat që janë me rëndësi për të, qoftë në inteligjencën artificiale, informatikën kuantike, qoftë mbrojtjen, apo hapësirën dhe sektorë të tjerë thelbësorë”.

htetet e Bashkuara dhe aleatët vendosën sanksione më pak të rënda ekonomike kundër Moskës pas aneksimit të Krimesë, por ato përfundimisht dolën të pafrytshme dhe gadishulli mbetet nën kontrollin rus.

Ndërkohë, Rusia tha se po e ndjek “me shqetësim të madh” vendimin për të vënë trupat amerikane në gatishmëri të lartë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti para gazetarëve akuzat ruse se Shtetet e Bashkuara po përshkallëzojnë tensionet në krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, ku presidenti Putin ka vendosur rreth 127,000 trupa.

Kërkesa e Rusisë që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO, është hedhur poshtë nga udhëheqësit perëndimor, të cilët thanë se nuk do t’i japin Moskës fuqinë e vetos mbi atë se kush i përket aleancës ushtarake prej 30 vendesh, e cila u themelua për t’iu kundërvënë agresionit sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Marrë nga Zëri i Amerikës

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?