Bota

Konflikti për detin/ Pompeo: Greqia dhe Turqia të ulen në tryezën e bisedimeve

Pompeo, i cili vizitoi gjithashtu Selanikun të hënën, tha se rajoni i Mesdheut lindor duhet të jetë një themel për sigurinë energjitike.
Featured image of article: Konflikti për detin/ Pompeo: Greqia dhe Turqia të ulen në tryezën e bisedimeve Mike Pompeo dhe Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, i cili ndodhet në Greqi së fundmi ka kërkuar nga aletatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia, që të fillojnë sa më shpejt bisedimet në mënyrë që të zgjidhin mosmarrëveshjet që janë krijuar prej kohësh mes tyre,rreth kufijve detarë.

Shpresojmë që këto bisedime të mund të vazhdojnë në mënyrë serioze. Ne i inkurajojmë ata të rifillojnë diskutimin e këtyre çështjeve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Pompeo.

Pompeo, i cili vizitoi gjithashtu Selanikun të hënën, tha se rajoni i Mesdheut lindor duhet të jetë një themel për sigurinë energjitike. Ndër të tjera sekretari amerikan i shtetit ka theksuar se SHBA, mbështet përpjekjet e Greqisë për të diversifikuar rrugët dhe furnizimet me energji dhe se besonte në bashkëpunimin e sigurisë SHBA-Greqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Greqia dhe Turqia, që janë përplasur për një sërë çështjesh, kanë ranë dakord të rifillojnë “në të ardhmen” bisedimet paraprake mbi pretendimet detare në Mesdheun lindor pas disa javë tensionesh, por ende nuk kanë njoftuar për një datë të caktuar.

Burimi: pri.org

(A.K.dosja.al)

Shto Koment