Bota

Konflikti për detin në Mesdheun Lindor/ Macron: Evropës i duhet “një zë më i bashkuar dhe i qartë” për Turqinë

Macron, kategorizoi disa nga veprimet e Turqisë si "praktika të papranueshme" duke përfshirë aktivitetet e saj të shpimit pranë Qipros që "nuk janë të denja për një shtet të madh".
Featured image of article: Konflikti për detin në Mesdheun Lindor/ Macron: Evropës i duhet “një zë më i bashkuar dhe i qartë” për Turqinë Presidenti Francez, Emmanuel Macron.

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron, ditën e sotme ka thënë se Evropës i duhet “një zë më i bashkuar dhe i qartë” për Turqinë e cila “nuk është më një partner”.

Macron, kategorizoi disa nga veprimet e Turqisë si “praktika të papranueshme” duke përfshirë aktivitetet e saj të shpimit pranë Qipros që “nuk janë të denja për një shtet të madh”.

“Ne europianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur jo me Turqinë si një komb dhe si popull, por me qeverinë e Presidentit Erdogan që sot po kryen veprime të papranueshme,” tha Presidenti Macron në një konferencë shtypi përpara samitit të Europës Jugore.

Macron tha se Evropa duhet të shmangë një përshkallëzim me Turqinë por tha se Erdogan kishte nevojë të “sqaronte” veprimet turke. Komentet e tij vijnë ndërsa tensionet në rritje në Mesdheun Lindor midis Turqisë dhe Greqisë ka të ngjarë të dominojnë samitin e vendeve të Evropës Jugore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Macron gjithashtu tha se ai do të niste një iniciativë franceze-gjermane për të mirëpritur migrantët pas zjarrit në kampin Moria në Lesbos.

Burimi: euronews

(A.K.dosjs.al)

Shto Koment