Rajoni

Konflikti në Mesdheun Lindor/ Greqia e gatshme për dialog me Turqinë, por kërkon sinjale konkrete nga Ankaraja

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ritheksuar fjalët e Michel duke thënë se nëse nga Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është e gatshme të diskutojë me Turqinë.
Featured image of article: Konflikti në Mesdheun Lindor/ Greqia e gatshme për dialog me Turqinë, por kërkon sinjale konkrete nga Ankaraja Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

GREQI– Konflikti mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor është një ndër çështjet më delikate në Ballkan që mesa duket do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi pala turke nuk heq dorë nga kërkimet për naftë dhe gaz natyror.

Ndërkohë sëfundmi Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, gjatë vizitës së tij në Athinë u shpreh  se Bashkimi Europian do të vlerësojë mundësinë e një konference shumëpalëshe.

Megjithatë kjo situatë e qetësuar disi ditët e fundit në Mesdheun Lindor pas disa javë fërkimesh mes Greqisë dhe Turqisë është një paralajmërim i mirë për fillimin e negociatave.  Kthimi në port i anijes turke Oruç Reis, e angazhuar në kërkimin e hidrokarbureve në një zonë të diskutueshme midis dy vendeve, ka krijuar mundësinë për një dritare dialogu për mosmarrëveshjet territoriale që kanë zgjatur për dekada.

Nga ana tjetër Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ritheksuar fjalët e Michel duke thënë se: Nëse Ankaraja do ketë sinjale të prekshme të vullnetit të mirë, Greqia është e gatshme të diskutojë me Turqinë mbi temat që kanë sjellë fërkimet e fundit-caktimin e ujërave tona territoriale dhe zonat ekskluzive ekonomike në Egje dhe Mesdhe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë në Bruksel jo të gjithë e mbështësin francezin Macron për një qëndrim të ashpër ndaj Turqisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell deklaroi se ajo që ndodhi këtë verë është e papranueshme dhe se Turqia duhet të lërë mënjanë veprimet e njëanshme, kusht ky që të filloj dialogu.

Por ndërkohë nuk ka asnjë marrëveshje midis vendeve europiane për mundësinë e sanksioneve ndaj Ankarasë. “Vija e ashpër e Francës është në kontrast me dialogun që ofron Gjermania” – ka thënë Josep Borrell.

Burimi: RUPTLY

A.C/Dosja.al 

Shto Koment