
FRANCË- Ministrat e Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë në një konferencë të përbashkët kanë folur për veprimet “provokuese” që Turqia po bën në Mesdhe. Në konferencë të tre ministrat i kanë dhënë 1 javë kohë Turqisë, që të qartësojë situatën ose BE do t’i vendosë sanksione.
“Është e qartë për ne se Turqia këmbëngul me veprimet provokuese që janë të papranueshme,” tha ministri francez.
Ndërsa homologu i tij gjerman tha se nuk do të presim më shumë për të realizuar një dialog që është shtyrë dhe nuk dihet se kur do të mbahet.
“Kjo është hera e dytë që dialogu i pritur nuk është realizuar dhe nuk e dimë se kur do të ndodhë. Ne do të presim një javë për të parë nëse do të ketë progres, dhe pastaj do të vendosim se çfarë sanksione do të marrim.”
Së fundmi Turqia ka shkelur përfundimet e Samitit të 2 tetorit ku i kërkohej që të mos vazhdonte më kërkimët në detin Egje. Ajo para një javë dërgoi në ishullin e Kastlorizos anijen kërkimore Oruç Reis.
(I.a/dosja.al)