
ELBASAN– Kanë folur fqinjët në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mes dy familjevenë Elbasan, ku Ndriçim Zekthi më pas i ka vënë flakën murit. Fqinjët thonë se djali që i ka vënë flakën murit, më parë ka pasur konflikte me familjarët e tij.
“Nuk e di si ka nisur ngjarja. Unë e ka shtëpinë më larg. Ka ndezur benzinë dhe ka hedhur letrën. Nuk është i sëmurë ai. Më parë ka pasur konflikte me familjen e tij”, tha një banore.
“Erdhi benzina deri këtu. Ai pi gjithmonë, kur pi bën ashtu. Edhe me familjen e vet.”- tha një banor.
“Unë e kam shtëpinë matanë. E mora vesh kur erdha te motra. Ka ndezur benzinën atje dhe i ka hedhur atje. Nuk ka kartelë, nuk është i sëmurë. Ka pasur konflikte më parë me familjen e vet.”- shtoi një tjetër.
Një konflikt mes fqinjëve ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si paosjë e konfliktit njëri nga djemtë i një familje i ka vendosur zjarrin murit të shtëpisë. Mësohet se zjarrin e ka vënë i riu Ndriçim Zekthi, por që më pas flakët janë shuar menjëherë ku dhe për fat të mirë zjarri është shuar menjëherë duke frenuar përhapjen e flakëve.
(A.k.dosja.al)