Sport

Konflikti me ultrasit e Milanit, Donnarumma thyen heshtjen dhe dërgon mesazh pajtimi: Tifozët të ndihmojnë në…

Javën e kaluar 22-vjeçari pati një debat me disa ultras të Milanit të cilët i kërkuan llogari Donnarummas në lidhje me të ardhmen e tij. Megjithatë është vetë italiani i cili ka thyer heshtjen dhe dërgon një mesazh pajtimi me tifozët e Milanit.
Featured image of article: Konflikti me ultrasit e Milanit, Donnarumma thyen heshtjen dhe dërgon mesazh pajtimi: Tifozët të ndihmojnë në… Gigio Donnarumma
Përditësuar:

ITALI-Rinovimi i Donnarummas vazhdon të jetë një çështje e nxehtë në shtëpinë e Milanit. Portieri ende nuk ka rinovuar kontratën e re me klubin kuqezi dhe zërat e fundit e dërgojnë portierin tek skuadra e Juventusit. Javën e kaluar 22-vjeçari pati një debat me disa ultras të Milanit të cilët i kërkuan llogari Donnarummas në lidhje me të ardhmen e tij. Megjithatë është vetë italiani i cili ka thyer heshtjen dhe dërgon një mesazh pajtimi me tifozët e Milanit.

“Padyshim tifozët të ndihmojnë në kohë të vështira, por duhet të jesh në gjendje të durosh kritika edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Ata mund t’ju japin atë adrenalinë për të shtyrë dhe për të marrë rezultatin. Në këtë periudhë ata nuk kanë qënë aty dhe ne po vuajmë në këtë aspekt”.

Në 11 qershor do të nisë edhe kampionati evriopian i futbollit. Përfaqësuesja e Italisë ka hedhur kandidaturën për fitimin e trofeut. Aktualisht të kaltrit ndodhen në Grupin A me kundërshtarë si Turqia,Uellsi dhe Zvicra. Për Donnarumman kjo është eksperienca e tij e parë në këtë kompeticion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky është turneu im i parë ndërkombëtar. Po e jetoj në heshtje. Ankthi është i pranishëm, por unë jam i qetë, e di që ne mund dhe duhet të bëjmë mirë. Mezi pres të filloj. Kundërshtari që mund të na shqetësojë është Franca, ata kanë lojtarë shumë të mirë. Nuk e di kush do të jetë surpriza, por unë shpresoj që Italia të shkojë deri në fund të këtij kompeticioni.”

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment