
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA votoi ditën e djeshmë projekt-ligjin që ndalon tregtimin e aksioneve të kompanive të huaja në çdo treg amerikan, në rast se ato nuk përputhen me kriteret e aplikuara në SHBA për një periudhë tre vjeçare. Projekt-ligji u miratua unanimisht nga senati ndërsa u dërgua në zyrën e Presidentit Donald Trump , ku pritet të nënshkruhet si ligj.
Ky projekt-ligj i miratuar nga Kongresi synon të kontrollojë kompanitë kineze , të tilla si gjigandi i tregtisë elektronike Alibaba , kompania e teknologjisë Pinduoduo si dhe gjigandi kinez i naftës Co PetroChina.
Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ka miratuar rregulla të reja më të rrepta që kufizojnë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të anëtarëve të Partisë Komuniste të Kinës, raporton Neë York Times.
Kufizimet e reja, të cilat hynë në fuqi dje, pengojnë vizat për anëtarët e Partisë Komuniste të Kinës dhe të afërmit e tyre në Shtetet e Bashkuara.Para këtyre kufizimeve, anëtarët e Partisë Komuniste dhe qytetarë të tjerë kinezë, mund të merrnin leje qëndrimi në SHBA për deri në 10 vjet.
“Për dekada ne kemi lejuar Partinë Komuniste Kineze të jetë e lirë në institucionet dhe bizneset amerikane” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit Amerikan. Këto kufizime mund të prekin rreth 270 milion njerëz.
Tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë të larta në shumë fusha, pasi kanë miratuar vazhdimisht masa të rrepta kundër njëri-tjetrit. Një ndër to ishte rasti kur autoritetet kineze dëbuan rreth 15 gazetarë amerikanë nga disa gazeta të mëdha këtë vit.
Administrata e Donald Trump gjithashtu ka revokuar vizat e më shumë se një milion studentëve dhe hetuesve kinezë që dyshohet se kanë spiunuar për Shtetet e Bashkuara. Kina nga ana tjetër, kritikoi sot miratimin e rregullave të reja më të rrepta nga Uashingtoni që kufizojnë anëtarët e Partisë Komuniste Kineze (CCP) për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Burimi: CNN
(kle.mu./dosja.al)