Bota

Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Kryeministri armen akuzon Turqinë : Kemi prova se turqit po sigurojnë ndihmë ushtarake për ushtrinë e Azerbajxhanit

Pasinian ka akuzuar Turqinë për mbështetjen e ushtrisë Azeriane me aeroplanë luftarakë, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake dhe për dërgimin e këshilltarëve ushtarakë si në Nagorn-Karabak.
Featured image of article: Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Kryeministri armen akuzon Turqinë : Kemi prova se turqit po sigurojnë ndihmë ushtarake për ushtrinë e Azerbajxhanit Foto ilustruese

ARMENI-Kryeministri armen, Nicole Pasinin, ka deklaruar se ka prova që Turqia po siguron ndihmë ushtarake për ushtrinë e Azerbajxhanit në Karabak.

Në një intervistë, Pasinian ka akuzuar Turqinë për mbështetjen e ushtrisë Azeriane me aeroplanë luftarakë, dronë dhe pajisje të tjera ushtarake dhe për dërgimin e këshilltarëve ushtarakë si në Nagorn-Karabak.

“Ne kemi prova, Ata po përdorin dronë dhe F-16 turq për të bombarduar zonat civile në Karabak Komuniteti ndërkombëtar dhe posaçërisht publiku amerikan, duhet të jetë i vetëdijshëm se F-16 të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara, aktualisht po përdoren për të vrarë armenët në këtë konflikt.Ka prova, që komandantët e ushtrisë turke janë të përfshirë drejtpërdrejt në komandën e sulmit.Ankaraja i ka ofruar Baku automjete ushtarake, armë, si dhe këshilltarë ushtarakë. Ne e dimë që Turqia ka trajnuar dhe transportuar mijëra mercenarë dhe terroristë nga zonat që kontrollon në veri të Sirisë. Këta mercenarë dhe terroristë po luftojnë kundër armenëve sot,-ka thënë kryeministri armen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, presidenti francez Emmanuel Macron, ditën e sotme, ka thënë se qindra xhihadistë u larguan nga Siria për të shkuar në Karabak duke kaluar përmes Turqisë dhe për këtë ai do ti kërkojë llogari presidentit  Rexhep Tajip Erdogan.
Një vijë e kuqe është kaluar dhe kjo është e papranueshme,” u tha ai gazetarëve sot.

Lufta mes dy vendeve ka shpërthyer ditën e diel, për rajonin e Karabak. Konflikti ishte shuar prej vitesh dhe është rindezur sërish. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët etnikë. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë lufta vazhdon, pasi presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon dhe vazhdon ti mbështet kësaj deklarate. Të dy vendet fajsojnë njëra-tjetren për nxitjen e luftës, shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar luftën. Turqia është fajsuar se është përshirë në luftë duke shkatërruar një avionë ku humbi jetën dhe piloti, akuzë e cila është hedhur poshtë nga Tuqia.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment