KRYESORET
Editorial

Konfliktet që duhen vëzhguar me kujdes gjatë vitit 2022

10 Janar 2022, 11:01 Nga DOSJA
Konfliktet që duhen vëzhguar me kujdes gjatë vitit 2022

Nga Comfort Ero & Richard Atwood

“Foreign Policy”

Pas një viti që solli sulmin mbi Capitol Hill në SHBA, një gjakderdhje të tmerrshme në Etiopi, triumfin e talebanëve në Afganistan, përballjes midis fuqive të mëdha mbi Ukrainën dhe Tajvanin, Covid-19, dhe një emergjence të klimës, është e lehtë të thuhet se bota ka dalë nga binarët.

Por ndoshta dikush mund të argumentojë se gjërat, janë në fakt më mirë nga sa duken. Tek fundit, sipas disa standardeve, luftërat janë në tërheqje e sipër. Edhe numri i njerëzve të vrarë në luftime në mbarë botën ka rënë që nga viti 2014. Dhe pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po kërcënon Ukrainën, shtetet hyjnë rrallë në luftë kundër njëra-tjetrën. Teksa po shtohen konfliktet lokale, ato priren të jenë me një intensitet më të ulët. Në pjesën më të madhe, luftërat e shekullit XXI-të janë më pak vdekjeprurëse se paraardhësit e tyre të shekullit të XX-të. Gjithsesi, gjërat ende duken keq. Dhe lista e këtij viti e konflikteve nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, tregon se disa prej tyre kanë potencialin të përshkallëzohen shumë lehtë.

Ukrainë

Nëse Rusia, që ka grumbulluar mijëra trupa në kufi me Ukrainën, do të pushtojë sërish fqinjin e saj, kjo mbetet e paqartë. Por shpërfillja e kërcënimeve si blof, do të ishte një gabim i rëndë. Përmes këtij grumbulli trupash, Rusia mund të synojë të marrë lëshime të tjera nga Perëndimi.

Por duke pasur parasysh historikun e Putinit, dhe nënvlerësimin e armiqësisë që frymëzon Moska tek ukrainasit, jashtë zonave të kontrolluara nga separatistët, askush nuk duhet të përjashtojë një aventurë tjetër ushtarake. Nëse Rusia planifikon të luftojë, opsionet e saj variojnë nga mbështetja e kufizuar e separatistëve, tek një sulm në shkallë të plotë.

Fuqitë perëndimore, duhet ta bëjnë të qartë se çfarë do të bëjnë për të mbështetur Ukrainën, t’ia transmetonin këtë Moskës, dhe t’i përmbahen fort vijave të kuqe. Joe Biden, që do të takojë kokë më kokë Putinin në fillim të janarit, ka kërcënuar Rusinë me sanksione të forta, dhe me një grumbullim të madh ushtarak në krahun lindor të NATO-s.

Afganistan

Nëse viti 2021 mbylli një kapitull të tragjedisë së gjatë disa dekadëshe të Afganistanit, po nis tashmë një kapitull tjetër. Që nga marrja e pushtetit nga talebanët në gusht, në vend është shfaqur një katastrofë humanitare. Të dhënat e OKB-së tregojnë se miliona fëmijë afganë mund të vdesin nga uria. Qeveria e re nuk mundet të paguajë nëpunësit civilë. Ekonomia ka rënë, ndërsa talebanët përballen me një luftë të egër kundër degës lokale të Shtetit Islamik. Regjimi i ri ka bërë pak për të fituar simpatinë e donatorëve. Por perëndimorët kanë përgjegjësinë të madhe për gjendjen e vështirë të afganëve. Ndërprerja e papritur e fondeve për një shtet tërësisht të varur nga ndihma, ka qenë tejet shkatërruese. Kombet e Bashkuara vlerësojnë se 23 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë, do të vuajnë këtë dimër nga uria. Katastrofën mund ta shmangë vetëm ndihma humanitare.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina

Në Uashington, një nga pikëpamjet e pakta mbi të cilin ka një konsensus të gjerë, është se Kina është një kundërshtar me të cilin Shtetet e Bashkuara janë një në mosmarrëveshje të pashmangshme. Konkurrenca me Kinën po bëhet një prioritet për politikën amerikane. Strategjia e Joe Biden për Kinën, i sheh kostot e përparësisë rajonale kineze si më të rënda, sesa rreziku i përplasjes më të. Kur avionët amerikanë dhe kinezë u përplasën në vitin 2001 gjatë një periudhe raportesh të qeta midis Pekinit dhe Uashingtonit, u deshën muaj të tërë diplomacie intensive për të zgjidhur konfliktin. Sot kjo gjë do të ishte më e vështirë, dhe rreziku i përshkallëzimit është shumë më i madh.

Irani kundër SHBA-së dhe Izraelit

Ndërsa po zbehen shpresat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, po afrohet një tjetër përshkallëzim i situatës. Administrata e Joe Biden humbi shumë kohë me atë se kush duhet të bënte lëvizjen e parë, edhe pse për disa muaj, bisedimet e Vjenës shënuan hapa para. Por në qershor, Ebrahim Raisi fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran, duke i dhënë forcave të vijës së ashpër kontrollin e të gjitha qendrave kryesore të pushtetit të Republikës Islamike. Pas një pauze 5-mujore, Irani u rikthye tek bisedimet, por i shtoi kushtet për arritjen e një marrëveshje. Tani ka 2 opsione:diplomatët mund të përpiqen të arrijnë një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, ndërkohë që prishja e negociatave është një mundësi reale. SHBA-ja dhe Izraeli mund të sulmojnë nga ajri bazat iraniane, ndërsa duke mos pasur se çfarë të humbë, Teherani mund të nxitojë të armatoset me shpjetësi, dhe ka ngjarë të sulmojë objektiva në gjithë Lindjen e Mesme.

Jemen

Lufta e Jemenit nuk u shfaq shumë në mediat botërore gjatë vitin 2021, por ajo mbetet shumë shkatërruese, dhe situata atje mund të jetë gati të përkeqësohet. Rebelët Huthi kanë rrethuar rajonin e Maribit, që është shumë i pasur me naftë dhe gaz. Të nënvlerësuar prej kohësh si një forcë ushtarake, rebelët duket se po drejtojnë një fushatë të shkathët dhe në zhvillim të shumëfishtë, duke kombinuar sulmet me shtrirjen e ndikimit për të zbutur rezistencën e udhëheqësve fisnorë lokalë.

Izrael-Palestinë

Vitin që po lëmë pas u zhvillua luftën e katërt dhe më shkatërruese Gaza-Izrael në pak më shumë se një dekadë, gjë që ilustroi sërish se procesi i paqes realisht ka vdekur, dhe një zgjidhje me dy shtete duket më pak e mundur se kurrë më parë. Qendra e gravitetit në politikën izraelite është larguar prej kohësh nga paqja, pasi qeveritë e njëpasnjëshme kanë braktisur bisedimet në të gjitha aspektet. Edhe shumica e palestinezëve kanë humbur besimin se do të fitojnë pavarësinë përmes negociatave. Izraeli ka disa mënyra për të blerë qetësinë e palestinzëve:një armëpushim afatgjatë dhe hapja e Gazës; apo dhënia fund e dëbimeve të palestinezëve në Jerusalemin Lindor. Por këto lëvizje mund të shmangin vetëm përkohësisht luftën e ardhshme midis palëve.

Militantizmi islamik në Afrikë

Që nga viti 2017, kur Shteti Islamik e humbi të ashtuquajturin kalifat në Lindjen e Mesme, Afrika ka përjetuar disa nga betejat më të egra në botë midis shteteve kombëtare dhe xhihadistëve. Si në Malin Verior, Niger, Nigeri dhe Burkina Faso. Edhe frontet më të reja xhihadiste të Afrikës – në veri të Mozambikut, dhe në lindje të Republikës Demokratike të Kongos – janë po ashtu shqetësuese. Qasja kryesisht ushtarake ndaj këtyre lëvizjeve, ka shkaktuar kryesisht më shumë dhunë. Në rast se fuqitë e huaja nuk duan që t’i përndjekë e njëjta dilemë pas një dekade, ata duhet të përgatisin terrenin për bisedime me udhëheqësit e këtyre lëvizjeve.

Marrë me shkurtime

Shënim: Comfort Ero, presidenti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Richard Atwood, nënkryetar ekzekutiv i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Marrë nga Bota.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Editorial 6 Janar 2022, 10:17

‘Lufta civile amerikane po vjen’

Nga Stephen MarcheSHBA – Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjent...

Editorial 3 Janar 2022, 14:12

Ngjarjet e 2022 që do të dominojnë debatin publik

Në datën 5 skadon “ultimatumi” që Berisha dhe mbështetësit e tij i kanë dhënë Lulzim Bashës dhe stafit drejtues të PD-së për të lënë zyrat paqësisht. Pas kësaj,...

Editorial 23 Dhjetor 2021, 13:39

Ç’fsheh poshtë dyshekut? E di Edi Rama

Nga Andi BushatiKjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një njeriu të zakonshëm nuk i ndodhin së toku gjatë një jete të tërë. Të hënën dëgjova a...

Editorial 19 Dhjetor 2021, 09:31

Partia e madhe në dorë të njerëzve të vegjël!

Nga dje, Partinë Demokratike po përpiqen ta drejtojnë disa njerëz të vegjël. Përdorimin e fjalës “të vegjël” e kam në dy kuptime, si për nga mosha ashtu edhe pë...

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

Aksident në Maminas, përfshihen gjashtë makina

'Ka rrjedhje të sekretit hetimor?' Kraja-Majkos: Për non-gratat s'përgjigjem

Komisioni/ Kraja: Me paratë e konfiskuara kemi ngritur laboratorë eksperimentale

'A ndërhyn Rama dhe ministrat në punën tuaj?/ Kraja - Alibeajt: S'komentoj, zbatoj ligjin

Dosja e Aleks Nikës/ Ndreca: A mund të transferohet në SPAK? Kraja: Duhet vlerësuar

Dvorani dhe Ina Rama për President? Berisha: Janë subjekte të ndjekjes penale

Ç'do bëhet me Teatrin Kombëtar? Zotohet Berisha: Do ndërtohet siç ka qënë

8 emrat e PD për President, Berisha: Parodi e neverishme, keqpërdorim i Ramës

FMN propozoi shkrirjen e Bordit, Berisha: Të ndërhyhet me urgjencë për çështjen e borxhit

A e përdori PD për të justifikuar non-gratën? Berisha: Partia më ka penguar

'Non-grata' në gjykatën franceze, Berisha: Ka 2 faktorë kundër meje

Nëse vjen Berisha, PD duhet të pezullohet nga PPE, ish-kryeministri: Gaboi!

Berisha thirrje BE: Na hapni negociatat! Nuk e meritojmë, por po s'ndodhi sjell trazira në rajon

'Shqipëria anëtar i asociuar i BE'/ Rama: Mbështes vizionin e Macron

Gjermania kundër Ballkanit të Hapur? Rama: Ushqim për konsum lokal

'Ballkani i Hapur'/ Charles Michel: E mbështes, uroj që të gjithë t'i bashkohen nismës

'Ndryshojmë kursin'/ Rama: Nëse Bullgaria s'hap rrugë, do i shpëtojmë kthetrave të tyre

Integrimi/ Pse duhet mbajtur peng Shqipëria? Michel: Duhen zgjidhur konfliktet, ju mbështes

Integrimi në BE, Charles Michel: Angazhimi ynë nuk ka ndryshuar

Integrimi në BE/ Rama: Kemi hedhur hapa njëjtë si vendet që i kanë çelur negociatat

Aksioni i SPAK, Berisha: U dekonspirua, Edi Rama u shqetësua, dha mesazh tek bandat

Raporti i FMN, Ibrahimaj: Do jemi më të kujdesshëm, do analizojmë çmimet

Autori i vë zjarrin furgonit të policit në Shkodër, i maskuar si grua

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?