Aktualitet

Konfiskimi i pasurisë së krimit, Soreca: Shqipëria ka mbështetjen e BE-së(VD)

Në kuadër të tematikës ‘Administrimi, menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’, Soreca tha së Shqipëria ka mbështetjen e BE-së për vënien në zbatim të regjimit të posaçëm“41 bis”.

TIRANË– Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte i pranishëm në konferencën për mediat që mbajti sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në bashkëpunim me prokurorin italian të Antimafias.

Në kuadër të tematikës ‘Administrimi, menaxhimi dhe përdorimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara’, Soreca tha së Shqipëria ka mbështetjen e BE-së për vënien në zbatim të regjimit të posaçëm“41 bis”.

E rëndësishmë është të shikojmë rezultate dhe të marrim masa shtesë. Çështja e korrupsionit të personelit të burgjeve është i rëndësishëm dhe Qeveria ka marrë masa kurajoze për këtë çështje. Janë larguar disa punonjës të shërbimit policor.

Duhet të ngrihen standartet në burgjet shqiptare. Shqipëria ka mëbshtetjen e BE-së në lidhje me vënien në zbatim të regjimist të posaçëm,”– tha Soreca ndër të tjera.

Gjonaj u shpreh se bashkëpunimi me drejtësinë italiane ka bërë që të vihet në zbatim është regjimi i posaçëm“41 bis”, sistem që në Itali ka rezultuar mjaft i posaçëm. Ministrja shtoi se ky plan ka si qëllim që ndërpresë marrëdhëniet e të dënuarve me anëtarët e bandës që kanë jashtë, por duhet përgjigje institucionale e koordinuar për të vijuar më tej.

Ndërsa De Raho kujtoi ekzekutimin e gjyqtarit Giovanni Falcone që u vra mizorisht nga mafia italiane bashkë me gruan dhe tre truprojat, pasi propozoi konfiskimin e pasurisë së mafias.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment