Aktualitet

Konfirmohet rast i ri në Memaliaj, 57-vjeçari u infektuar nga djali që erdhi nga Italia

Mësohet se 57-vjeçari e ka marrë virusin nga djali i cili kishte ardhur nga Italia pak ditë më parë.
Featured image of article: Konfirmohet rast i ri në Memaliaj, 57-vjeçari u infektuar nga djali që erdhi nga Italia Foto ilustruese

TEPELENË- Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar sot në Memaliaj. Dosja.al mëson se i infektuar është një 57-vjeçar, i cili i është nënshtruar sot testimin.

Më tej mësohet se 57-vjeçari e ka marrë virusin nga djali i cili kishte ardhur nga Italia pak ditë më parë.

Tashmë epidemiologët kanë bërë tamponin dhe për personat e tjerë të familjes dhe të afërm që kanë pasur kontakt me të prekurit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë orëve të fundit është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën edhe 2 pacientë të tjerë tek Infektivi. Sakaq janë konfirmuar edhe një 90 raste të reja. Harta është zgjeruar në 10 qytete. Numri më i lartë i të infektuarve është në Tiranë. Në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, nga të cilët 5 janë të intubuar dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment