Rajoni

Konfirmohet/ Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë nga Bashkimi Evropian për t’u takuar me Serbinë

BE- ja ka planifikuar që të zhvillohen tri takime në Bruksel për të diksuatuar rreth dialogit Kosovë-Serbi.
Featured image of article: Konfirmohet/ Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë nga Bashkimi Evropian për t’u takuar me Serbinë Avdullah Hoti dhe Aleksander Vucic

KOSOVË– Këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri, në një deklaratë që ka bërë për mediat ka konfirmuar se Qeveria e Kosovës ka marrë ftesë për t’u paraqitur në takimet që ka organizuar Bashkimi Evropian për të diksutuar në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi.  Ndër të tjera iaka treguar se ende nuk i janë përgjigjur kësaj ftese.

“Po, ftesa ka ardhur! Ende nuk jemi përgjigjur. Kaq mund t’ju them tani për tani”, ka thënë Beqiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BE- ja ka planifikuar që të zhvillohen tri takime në Bruksel për të diksuatuar rreth dialogit Kosovë-Serbi. BE-ja raportohet se ka planifikuar t’i vë përballë Kosovën dhe Serbinë në tri takime të njëpasnjëshme, më 27, 28 dhe 29 shtator. Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është planifikuar të mbahet të martën e 29 shtatorit.

(A.k.Dosja.al)

Shto Koment