Aktualitet

Konfirmohet një rast me COVID-19 në Berat, e infektuara punonjëse në një bankë të nivelit të dytë

Sipas informacioneve mësohet se pas konfirmimit të rastit është kryer dezinfektimi i ambienteve të bankës dhe është vendosur që të mbyllet ky filial.
Featured image of article: Konfirmohet një rast me COVID-19 në Berat, e infektuara punonjëse në një bankë të nivelit të dytë Teste kundër COVID-19

BERAT- Në një punonjëse në një bankë të nivelit të dytë në Berat ka rezultuar pozitive me COVID-19. Sipas informacioneve mësohet se pas konfirmimit të rastit është kryer dezinfektimi i ambienteve të bankës dhe është vendosur që të mbyllet ky filial.

Nga ana tjetër mësohet se punonjësja ka qenë në pune deri dy ditë me parë dhe ka shërbyer për qytetarët, por pasi i janë shfaqur simptomat ajo ka ndërprerë punën dhe është izoluar.

Sot dy ditë më pas, për këtë punonjëse ka ardhur dhe përgjigja e tamponit dhe ka rezultuar pozitive. Nga ana tjetër ky rast konfirmohet në një kohë kur gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dhe 6 qytetarë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë, ministria informoi se janë kryer 639 testime për të dyshuar të prekur nga virusi, dhe 146 kanë rezultuar pozitiv.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment