Aktualitet

Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala

Kalon me sukses me Vettingun gjyqtari i Apelit Tiranë, Genti Shala. Vendimi është marrë ditën e sotme në seancën e KPK-së.
Featured image of article: Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala Genti Shala

TIRANË– Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Genti Shala. Mësohet se ky vendim është marrë nga trupa gjykuese që përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Firdes Shuli. Këta të fundit pasi analizuan provat dhe faktet për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, vendosën konfirmimin në detyrë të gjyqtarit.

Ai rezultoi i pastër në të trija shtyllat e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtinë e figurës dhe anën profesionale. Në seancën e fundit në KPK konstatoI se gjyqtari i Apelit nuk ka deklaruar pronësinë e një apartamenti në vitin 2003 dhe shitjen tij një vit më pas. Por ky problem me pasurinë nuk është marrë parasysh nga komisioni.

Kush është Genti Shala? 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shala e ka filluar karrierën e tij si gjyqtar, në vitin 199, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Në vitin 2006 ai është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, post që e ka mbajtur deri në vitin 2008. Në vitin 2010, Shala është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, funksion që e ka edhe sot.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit, Genti Shala

  1. me probleme ne deklarim dhe e ka kaluar vetingun?
    e paska hape thesin ky per KCK istat e KPK.
    Komisioneri Publik edhe ONM duhet ta kursejne qe te mos shpenzoje me shume ne KPA.
    Jo se nuk ka, por i duhen per…..

Shto Koment