Aktualitet

Konfirmohen dhe dy raste të reja në qarkun e Gjirokastrës, pozitive dhe gruaja e biznesmenit në Përmet

Dosja.al mëson se një prej rasteve është gruaja e biznesmenit që u konfirmuar me COVID-19 dy ditë më parë në Përmet.
Featured image of article: Konfirmohen dhe dy raste të reja në qarkun e Gjirokastrës, pozitive dhe gruaja e biznesmenit në Përmet Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Dy raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar sot në qarkun e Gjirokastrës. Dosja.al mëson se një prej rasteve është gruaja e biznesmenit që u konfirmuar me COVID-19 dy ditë më parë në Përmet.

Ndërkohë rasti i dytë është në qytetin e Gjirokastrës dhe bëhet fjalë për një 53- vjeçar. Deri tani, bashkë me dy rastet e sotme në qarkun e Gjirokastër janë 12 raste aktive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima të reja nga pandemia e koronavirusit, duke e çuar në 74 totalin për vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 67 raste pozitive, ndërsa tek Infektivi situata paraqitet jo e mirë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment