Showbiz

Konfirmohen zërat nga ekspertja, Kate dhe William mund të bëhen prindër për herë të katërt

Ka qënë një detaj nga shëtitja e fundit e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh, që është vënë re nga ekspertja e gjuhës së trupit që tregon se një fëmijë i katërt mund të jetë rrugës.
Featured image of article: Konfirmohen zërat nga ekspertja, Kate dhe William mund të bëhen prindër për herë të katërt Kate Middleton, William

ANGLI– U bë kohë që njerëzit po flasin se Kate Middleton është në pritje të ëmbël për herë të katërt. Mirëpo edhe pse zërat janë shtuar dita ditës asgjë nuk është konfirmuar nga çifti apo pjestarë të familjes mbretërore.

Ka qënë një detaj nga shëtitja e fundit e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh, që është vënë re nga ekspertja e gjuhës së trupit që tregon se një fëmijë i katërt mund të jetë rrugës.

Në një intervistë për “Express.co.uk”, ekspertja, Judi James, analizoi Kate dhe William teksa bashkëvepronin me vendasit gjatë turneut të tyre në Uellsin e Jugut këtë javë.

Sinjalet që ata dhanë teksa ishin bashkë mund të jenë tregues të ardhjes së një fëmije të ri mbretëror”,- shpjegoi Judi, duke shtuar: “Gjuha e trupit të Kate dhe William këtu sugjeron se izolimi nga pandemia mund të ketë ndikuar në marrëdhënien e tyre në çift, pasi ata shfaqen më të qetë dhe më në harmoni se kurrë më parë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kate Middleton, William

Sipas ekspertes, çifti mbretëror duket më i lumtur dhe po tregojnë më shumë gjeste e shenja lidhëse se zakonisht, duke komunikuar dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit përmes shikimeve, buzëqeshjeve dhe prekjeve.

Çifti kanë 3 fëmijë , Princin George, 5 vjeç dhe Princeshën Charlotte, 3 vjeç dhe të voglin Louis që lindi në muajin prill të vitit të kaluar.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment