Aktualitet

Konfirmohen dy raste me Covid-19 në Lezhë, njëra niset me urgjencë drejt Infektivit

Sipas Top-Channel, dy rastet e reja me koronavirus  janë konfirmuar në qytetin e Lezhës. njëra prej tyre mësohet se është vetëizoluar në shtëpi, kurse tjetra është nisur për ndihmë të specializuar drejt Infektivit.
Featured image of article: Konfirmohen dy raste me Covid-19 në Lezhë, njëra niset me urgjencë drejt Infektivit Foto nga spitali i Lezhës
Përditësuar:

LEZHË– Dy persona, të gjinisë femër janë konfirmuar me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Top-Channel, dy rastet e reja me koronavirus  janë konfirmuar në qytetin e Lezhës. njëra prej tyre mësohet se është vetëizoluar në shtëpi, kurse tjetra është nisur për ndihmë të specializuar drejt Infektivit.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment