Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Konfirmohen 50 raste të reja për 24-orë në Berat, mjekë, policë, mësues, edukatore të infektuar
24 Nëntor 2020, 08:52Nga DOSJA
BERAT-Situata në qytetin e Elbasanit është rënduar nga rritja e rasteve të virusit. Për 24-orë janë infektuar 50 persona mes tyre, mjekë, policë, mësues, edukatore.
Virusi është futur mes bluzave të bardha ku është infektuar një infermier i kabinetit të neurologjisë një mjek oksigjenist një infermier në Repartin e Urgjencës një infermier në Poliklinikën e Specialiteteve si dhe një infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.
Gjithashtu dhe në shkolla ka pasur shumë të prekur, kështu në secilën nga shkollat e mëposhte është infektuar një mësuese.
Në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, “Shaban Sojli”, në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, “Josif Prifti” si dhe 2 nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” ndërsa në Kopshtin “”Çlirim 1” janë infektuar 2 edukatore.
Bashkia e Beratit nuk ka shpëtuar pa të infektuar pasi një punonjëse është prekur nga COVID.
3 polic në DPV, sekretarja e Prokurorisë së Beratit, 1 kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, 1 polic në Burgun e Beratit, 1 punonjën në zyrat e OSHE-së, 1 punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, 1 punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare, 2 punonjës në filialin e Albtelekomit, 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje, 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”.,1 polic beratas që punon në DPV Fier dhe 1 kambis janë të gjithë të infektuar nga COVID.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN– Gjykata e Elbasanit është prekur nga virusi. Bëhet me dije se janë prekur nga Covid-19 katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit. Kjo ka...
TIRANË– Pas 6 muajsh hetime, Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Kërcënimi”, ku në pranga ka rënë një 24-vjeçar nga Gosa e Kavajës...
ITALI- Mbrëmjen e djeshme është ekstraduar drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur me nofkën “xhaxhai” i Ndragehta-s.Pak javë më parë Ministrja e Drejtësisë Etil...
TIRANË– Floresha Rasha, e cila u kthye pak ditë më parë së bashku me fëmijët e saj nga kampi i Al Holit në Siri është marrë në pyetje ditën e sotme nga agj...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Abcnews, Faxweb dhe oranews kanë në faqe të parë artikull m...
KAKAVIJË– Ditën e sotme pika e kalimit kufitar të Kakavijës do të qëndrojë e mbyllur për shkak se punonjësit e palës greke janë në grevë. Këta të fundit ka...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije skemën që ndiqet nga trafikantët e drogës, të cilët transportojnë lëndë narkotike nga Amerika Latinë ...
TIRANË- Gazetarja Fatjona Mejdini ka folur për lidhjet e krimit dhe aktivitetin e shqiptarëve në Ekuador. E ftuar në emisionin “Opinion”, duke iu referuar ...