Aktualitet

Konfirmohen 12 raste të tjera me koronavirus në Shkodër, të gjithë u infektuan nga të afërmit

Mësohet se të infektuarit janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme. 
Featured image of article: Konfirmohen 12 raste të tjera me koronavirus në Shkodër, të gjithë u infektuan nga të afërmit Foto ilustruese

TIRANË– Konfirmohen edhe 12 raste të reja me koronavirus në Shkodër. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se janë kryer gjithsej 15 teste, por 3 kanë dalë negativë. Mësohet se të infektuarit janë familjarë të dy rasteve pozitive që u konfirmuan paraditen e sotme. 

Mesa duket të infektuarit nuk i kanë zbatuar rregullat dhe kanë infektuar edhe të afërmit e tyre, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sot në Shkodër, dy raste të tjera dolën pozitivë. Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare nga Kirasi dhe një burrë 55 vjeç nga Dobraçi. 65-vjeçares i kishte vdekur i shoqi dy javë më parë, ku është mbajtur edhe ceremonia mortore. Kjo gjë mendohet se mund të ketë sjellë edhe infektimin e të moshuarës me Covid-19. Ndërsa 55-vjeçari mendohet se ka pasur kontakte me persona të tjerë të infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit. Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment