Rajoni

Zgjerohet harta e koronavirusit/ Pas Kroacisë, konfirmohen dy raste të infektuarish në Austri

Konfirmohet rasti i parë me Koronavirus në Kroaci. Po kështu, dy persona janë infektuar me virusin vdekjeprurës edhe në Austri.
Featured image of article: Zgjerohet harta e koronavirusit/ Pas Kroacisë, konfirmohen dy raste të infektuarish në Austri Foto, një person i prekur nga koronavirusi.

Kroaci– Zgjerohet harta ku koronavisuri është shpërndarë. Ditën e sotme është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Kroaci. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri korat, Andrej Plenkoviç, i cili ka deklaruar se gjendja e pacientit për momentin është mirë. “Pacienti ndodhet në klinikën e Zagrebit, në repartin e sëmundjeve infektive. Ai është i ri në moshë person, ndodhet në izolim. Gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.

Po, kështu, dy raste me koronavirus janë konfirmuar edhe në Austri. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, ku thuhet se të dy personat e infektuar janë nga provinca e Tirolit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

Burimi: DW 

J.V/Dosja.al

Shto Koment