Sport

KONFERENCË EURO 2020/ Trajneri i Turqisë presion Italisë që në start: Shpresoj të takohemi sërisht…

"Të 26 lojtarët janë gati për Kampionatin Evropian, do të donim që të gjithë të argëtoheshin”, këto janë fjalët e trajnerit turk Senol Gunes në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të Europianit.
Featured image of article: KONFERENCË EURO 2020/ Trajneri i Turqisë presion Italisë që në start: Shpresoj të takohemi sërisht… Senol Gunes

ITALI-“Mancini e njeh Turqinë sepse ai ishte trajner i Galatasaray dhe ne nuk jemi favoritë në këtë grup por do të doja të isha në gjendje të luaja finalen e këtij turneu kundër Italisë. Të gjithë do të donin të fitonin, përfshirë edhe ne: të fitosh është një gjë, të humbasësh një tjetër, por jam i sigurt se do të ketë shumë për të mësuar gjatë kësaj ngjarjeje. Të 26 lojtarët janë gati për Kampionatin Evropian, do të donim që të gjithë të argëtoheshin”, këto janë fjalët e trajnerit turk Senol Gunes në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes hapëse të Europianit.

“Do të jetë një ndeshje e komplikuar, ne e dimë forcën e kundërshtarit por edhe dobësitë. Shikoni Donnarumma-n: ai është i ri dhe i mirë, por gjithashtu kanë Insigne dhe Immobile. Ju i shihni këta individë dhe e dini që të gjithë luajnë në Serie A.Ne jemi të vetëdijshëm për klasin dhe traditën e Italisë. Ata kanë një kulturë të shkëlqyer futbolli, ka paralele midis nesh dhe tyre. Nga pikëpamja teknike, taktike dhe fizike, do të jetë një ndeshje e luftuar. Nuk dua të hyj në detaje, do të doja të shihja klasin e të mijve në fushë, “shtoi Gunes.

Për ndeshjen e parë të Euro 2020 ka folur edhe fantazisti iu Milan Hakan Calhanoglu: “Nesër do të jetë një ndeshje e veçantë për ne, për mua do të jetë edhe më shumë sepse luhet në Itali. Unë do të luaj kundër disa shokëve të mi të klubit, jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Padyshim që ne nuk do t’i zbulojmë sekretet tona, do të përpiqemi të japim më të mirën tonë. Italia ka lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer, ne tashmë kemi analizuar pikat e tyre të dobëta dhe të forta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne gjithashtu kemi lojtarë shumë të fortë, unë pres një ndeshje të bukur. Duam të kualifikohemi duke fituar. Shokët më pyetën ti tregoj diçka për lojtarët italianë, por të gjithë e dinë sa e fortë është Italia dhe nuk ka nevojë t’i prezantoj. Do të jemi të bashkuar në fushë për të fituar”, vazhdoi mesfushori ofensiv i Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment