LIVE UPDATES
Bota

Konferenca Kurti-Borell, shefi i diplomacisë insiston në themelimin e Asociacionit

7 Dhjetor 2021, 14:55 Nga DOSJA
Konferenca Kurti-Borell, shefi i diplomacisë insiston në themelimin e

BRUKSEL – Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më 7 dhjetor, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të themelohet.

Në një konferencë të përbashkët për media në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Asociacioni i shkon për shtati vetëm Beogradit, por jo edhe qytetarëve serbë në Kosovë. Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si marrëveshje jokushtetuese.

Megjithatë, Borrell insistoi se kjo ishte njëra prej marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet.

“Nuk pajtohem që Gjykata Kushtetuese (e Kosovës) vendosi pengesa në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Por, kjo (marrëveshje) u arrit ndërmjet përfaqësuesve të dy qeverive dhe në kuadër të dialogut. Kështu që, më vjen keq, por na duhet të kërkojmë zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Borrell.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë 33 marrëveshje që janë arritën në Bruksel, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, atë të Asociacionit.

Kur Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetuese këtë marrëveshje, asnjë serb në Kosovë nuk ka protestuar. Andaj duhet të kemi dialog nga i cili përfitojnë qytetarët e jo politikanët”, tha Kurti.

Borrell tha se është i vetëdijshëm që ka edhe marrëveshje të tjera të arritura, të cilat nukpo zbatohen, por marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është më e rëndësishmja.

Tashmë kemi thënë që themelimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes së Brukselit. Kjo marrëveshje u arrit me pajtimin e palëve dhe presim të zbatohet e respektohet nga të gjithë. Kjo çon drejt normalizimit të raporteve dhe këtë sot ia kam thënë edhe kryeministrit Kurti”, tha Borrell.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar në dialogun me Serbinë, me qëllim dhe përkushtim që të arrihet marrëveshja finale ligjërisht e obligueshme dhe të normalizohen raportet mes Prishtinës e Beogradit.

Kam ardhur në Bruksel me e pa ftesa, disa herë. Për ne Brukseli është kryeqytet i rëndësishëm i progresit dhe zgjidhjes së çështjeve. Për Qeverinë tonë, ndryshe më demokratike e pro-evropiane që nga çlirimi, BE-ja është projekti më i rëndësishëm i paqes e prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Kurti.

Lidhur me vazhdimin e dialogut, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe siguri, Borrell tha se megjithatë nuk ka gatishmëri të palëve që të angazhohen në dialog.

Viti ende nuk ka përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka që të organizojmë këtë takim, nëse shohim se do të ketë gatishmëri. Por, nuk mund ta detyrojmë askënd”, tha Borrell.

I pyetur për deklaratat e tij të mëhershme që marrëveshja finale mes palëve është çështje muajsh e jo vitesh, Borrell tha se është në kërkim të zgjidhjes.

Dua të inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë dialogun sepse tashmë ka zgjatur shumë vjet. Nëse ka vullnet, problemi mund të zgjidhet qysh nesër apo tre vjet më vonë”, tha shefi i diplomacisë së BE-së.

Kryeministri Kurti foli edhe për liberalizimin e vizave. Sipas tij, Kosova tashmë ka përmbushur 95 kushte që i janë kërkuar, por ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Në Bruksel, të martën është mbajtur takimi i katërt i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi kryeministri, Albin Kurti, kurse në atë të BE-së ishte shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Këshilli i Stabilizim Asociimit është formuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe në të analizohet zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga të dy palët.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është marrëveshja e parë kontraktuale dhe e vetmja ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016 dhe e cila synon të mbështesë përpjekjet e Kosovës për forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti deklarat e borellit joseph borell takimi kurti-borell albin kurti deklarat e borellit joseph borell takimi kurti-borell

Sondazh

Poll

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Tragjedia e Himarës, Policia aksion në bregdet, në 'shënjestër' dhjetëra 'Jet ski', gomone dhe skafe

Përfshihet nga flakët “Golfi” tek “Zogu i Zi”, shkak problemet teknike

Kulla e vrojtimit bosh...në Potam mungon roja bregdetare, pushuesit në mëshirë të fatit

Dita e tretë e protestave në Vlorë/ Pronarët e skafeve dhe gomoneve: Na lini të lundrojmë

8 kg kanabis, në makinë iu gjet edhe një kallashnikov! Arrestohen 3 të rinj në Tropojë

Bllokohen dy turistë gjermanë në Tropojë, përfundojnë në spital

Aktivizohet një vatër zjarri në Sarandë, digjet ullishtja

Sali Berisha: Ilir Meta është opozitar i vërtetë, do të bashkërendojmë aksionin

Çuçi pranon shoqatën e velierave: E kam krijuar me miq pasionantë, s'kam biznes

Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

PARALAJMËRIMI/ Berisha-Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Mos bini pre, mos blini apartamente

Tragjedia në Himarë/ Berisha: Janë zhdukur kamerat që kanë filmuar skenën e aksidentit

Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Meta i bën premtimin Ramës: Do përfundosh nën këmbët e popullit të lirisë!

Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Begaj s'ka reaguar për tragjedinë e Himarës/ Meta: Nuk është etike ta komentoj, Çuçi të ketë turp

Ilir Meta: Iniciative ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave

Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Tragjedia në Himarë, Berisha: Vogëlushja u vra nga një skafist qeveritar, duhet dorëheqje

A do kishte pasur dorëheqje po të ishte Basha ministër?Ja si i përgjigjet Berisha pyetjes pikante

Protesta para Kryeministrisë/ Bashkohet Ilir Meta dhe Sali Berisha

Incidenti/ Qytetari në protestë: Largohuni nga politika ju pleqtë! Berisha: Lëre mos e luaj!

Vrasja e 7-vjeçares, agravohet protesta, qytetarët përplasen me policinë

Manovra e rrezikshme në Shëngjin, Policia reagon pas videos me jet-ski: S'është aktuale

Fusnin mallra kontrabandë, arrestohen 4 persona

Protesta e sotme, Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i pranishëm

Meta ngushëllime në familjen Avdia:Vrasje e paralajmëruar, tallje të thuash se kemi siguri në plazhe

E konfirmon! Berisha: Sot do jem në protestë si qytetar

Aksidenti me një viktimë në Elbasan, kamioni e bën COPË 'Benzin', autori qëndron ende në timon

Berisha te familja e 7-vjeçares: Krim horror, akt i kryer nga një njeri i qeverisë

Berisha del i përlotur nga familja Avdia

Tragjedia në Himarë/ Berisha shkon për ngushëllim në familjen Avdia

Tragjedia/ Nano vizitë te familja Avdia: S'dua të keqinterpretohet ardhja ime, jam këtu si prind

Zjarr i madh në Vaun e Dejës, mali i Zefjanës përfshihet nga flakët

Operacioni 'Streha' në Tiranë, i shpallur në kërkim për prostitucion, në pranga Klodian Lila

Faza e 11-të e operacionit 'Restart'/ Do transportonin drogë me kamion drejt Turqisë, 2 të arrestuar

Komisari Tase aksidentoi për vdekje të miturën, Nano: Kush abuzon me detyrën ka dënim maksimal

Do jetë i pranishëm në protestën për vdekjen e 7-vjeçares? Meta: Varet nga axhenda ime

'Shteti ka rënë'/ Meta: Koha e mjekimit për Ramën po vjen, jemi në gjendje emergjence

Tragjedia në Himarë 'harrohet' nga drejtuesit e skafeve, në Sarandë qarkullojnë shumë pranë fëmijëve

Vrau të miturën në breg të detit, Policia Kufitare heq skafin nga vendngjarja

Ç'duhet të ndodhë që të vihet mësim? Disa orë pas tragjedisë, skafet lëvizin lirshëm në Himarë

"O Tani, jam unë, nuk doja"/ Momenti pas vrasjes së fëmijës, Tase mbi gomone, i kërkojnë llogari

'Plumbin do hash'/ MOMENTI kur ish-komisari i Himarës shikon fëmijën e vdekur, njerëzit: Vriteni!

Fëmija përplaset nga skafi në Himarë, i mituri merret nga ambulanca, policia rrethon zonën

Ndërtuan pa leje një mol dhe hodhën inerte në det, arrestohen 3 persona në Vlorë

Vrau partneren në Elbasan, Mici në gjyq: Nuk e mbaj mend ditëlindjen, s’kam lekë për avokat

Gara për projektin Milot-Fier, Rama: Akuzat se kompania ishte paracaktuar një vrimë në ujë

Rama: Do transformojë ekonominë dhe turizmin, afron ndjeshëm jugun me veriun e vendit